Pse bëni filma? Ironia e Ramës: Kam luajtur një me Ermal Mamaqin, nuk bëj më

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve të komentuesve online të cilët e kanë akuzuar se ai e ka sajuar vetë të gjithë situatën për rritjen e çmimit të energjisë, ndërkohë që e anuloi atë një ditë më parë të t’u hequr si hero.

Komenti është përzgjedhur nga vetë stafi i kryeministrit dhe është lexuar prej tyre, ndërkohë që në të nuk mungonin tonet e forta si “situatë është një film” dhe “lëpirësit e shpallën si hero” për shpëtimin e situatës.

Por Edi Rama ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë heroizëm dhe se s’është shpëtimtari i vendit.

Ai theksoi se qeveria po bën çmos që të zbusë inflacionin, ndërkohë që ka theksuar se tërheqja nga rritja e çmimit të energjisë erdhi për shkak të reshjeve të shiut dhe përgjigjes për kursim që familjet shqiptare kanë bërë.

“Unë kam bërë asnjë heroizëm dhe s’kam dal si shpëtimtar, unë çdo ditë, ditë-natë  jetoj me këtë detyrë dhe kjo është në funksion të rezultateve për njerëzit, apo të lehtësimit të barrës mbi njerëzit.

Inflacionin e luftës nuk e kam sjell unë, apo qeveria, s’kam parë ndonjë qeveri që e ka zhdukur.

Këtu s’behet fjalë as për të vjelë dhe as për të mjelë, behet fjalë për një situatë kritike që po ç’bën gjithë botën.

Natyrisht që në tetor konsumohet më pak, dhëne rast se s’do i kishim këto komponent që në Tetor, na një anë reshjet dhe një tendence konsumi që ka filluar ne do na duheshin patjetër të ardhurat e atyre që konsumojnë mbi 800 kWh.

Nuk janë 60 mijë, por janë 30-40 mijë, përfshirë dhe familje të tjera që janë dy apo tre kurora.

Lexo edhe :  Si ndikon përdorimi i Ozempic në shtatzëni?

Unë filma nuk bëj, kam luajtur në një filma të Ermal Mamaqit, unë jam këtu për bërë ato që duhen dhe ato që them”, theksoi Rama.

Të fundit

SPAK i sekuestroi celularin/ Kryemadhi: Kisha biseda me Ramën, bënim thashetheme

SPAK i ka sekuestruar deputetes Monika Kryemadhi një celular në shtëpinë e nënës së saj në kuadër të hetimeve...

11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior

11-vjeçarja nga Lezha, Kiara Ibraj, është një ndër 24 finalistët e këtij edicioni të Sanremo Junior që mbahet në Itali. Ajo është ngjitur në...

‘Le Figaro’: Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës

Me 300 ditët e saj me diell në vit, ujërat bruz të detit Jon dhe ishujt e saj shkëmborë, Riviera Shqiptare është shtëpia e...

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Nga Namir Lapardhaja Një ditë pasi Gazment Bardhi foli për rikthimin e Berishës në PD, duke qenë se ai është kryetar i asaj partie, ka...

Komandanti iranian i prerë! Ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Asnjë dëm nuk u shkaktua në sulmin e Izraelit gjatë natës ndaj Iranit. Kështu deklaroi Siavosh Mihandoust, komandanti i ushtrisë iraniane. Ai i tha televizionit...

Lajme të tjera

Web TV