“S’jam gati të…”, reperi i njohur rus i jep fund jetës për të mos shkuar në luftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi i njohur rus Ivan Vitalievich Petunin, 27 vjeç i ka dhënë fund jetës, pas një mesazhi në rrjetet sociale, ku ka thënë se nuk mund të shkojë në Ukrainë dhe të vrasë njerëz.

Reperi me emrin e artit Walkie në një mesazh në rrjetin social tha “nuk mund ta marr mëkatin e vrasjes në shpirt dhe nuk dua, nuk jam gati të vras ​​për asnjë ideal. Unë zgjedh të mbetem në histori përgjithmonë, si një njeri që nuk e mbështeti atë që po ndodhte. Unë nuk jam gati të marr armët dhe të vras ​​llojin tim”.

Të premten, trupi i Petunin u gjet pranë një ndërtese shumëkatëshe në qytetin rus të Krasnodarit. Reperi, i cili më parë ka shërbyer në ushtrinë ruse, u tha fansave të tij: “Nëse po e shikoni këtë video, atëherë nuk jam më gjallë.”

Kujtojmë që qytetarët rusë po mundohen të largohen nga vendi pasi Vladimir Putin në një deklaratë tha se do të rekrutoheshin 300.000 ushtarë shtesë në luftën në ukrianë.

Reperi besonte se mobilizimi i pjesshëm i trupave të Putinit në vijën e frontit do të kthehej së shpejti në mobilizim të plotë.

Të fundit

Analiza/ Pse disa vende arabe po e ndihmojnë Izraelin kundër Iranit?

Mbrëmjen e së shtunës Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa në drejtim të Izraelit, si hakmarrje për sulmine dyshuar...

Krim i rëndë në familje/ Bashkëshorti vret gruan në banesë, zbardhen detajet tronditëse

Një krim i rëndë ka ndodhur në Pejë, ku dyshohet se bashkëshorti ka vrarë gruan e tij në banesë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të...

Hap i madh për Kosovën/ Votohet sot anëtarësimi në Këshillin e Evropës

Këtë të martë, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, do të zhvillohet debat dhe më pas do të votohet për anëtarësimin e Kosovës...

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni autentik më i përballueshëm në Evropë

E konsideruar si Karaibet Evropiane, Shqipëria është një nga destinacionet më autentike dhe të përballueshme në Evropë, plot me pasuri natyrore dhe ndikime kulturore...

Hetimet e SPAK, Meta paralajmëron largimin e Monika Kryemadhit nga partia?

Në mënyrë të beftë Ilir Meta njoftoi nisjen e procedurave për të larguar Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë. Nën moton kundër...

Lajme të tjera

Web TV