Veliaj: Javës tjetër do të hapet gara për ndërtimin e Teatrit të Ri kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Javës tjetër do të hapet gara për ndërtimin e Teatrit të Ri kombëtar. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, teksa ishte në aktivitetin ku u shpall fituesi i projektit “Tirana Multifunctional Center”.

“Ne javën tjetër do të hapim garën për Teatrin e Ri Kombëtar, projekt nga Bjarke Ingles Group”, tha Veliaj.

Projekti është bërë nga arkitekti danez Bjarke Ingels! Më herët, kryebashkiaku Veliaj ka bërë me dije se Teatri i ri do të jetë disa herë më i madh se i vjetri dhe do të ofrojë kushte sipas të gjithë standardeve. Ai do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Gjithashtu, do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla ‘Black Box’ prej 200 metra katror secila. Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu, do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun. Po kështu, Teatri i ri Kombetar, përveç ambienteve të tjera ndihmëse, do të ketë edhe një parkim nëntokësor.

Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit të 2020, ngjarje që solli një sërë protestash dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit, në krah të të cilëve doli edhe opozita. Debati për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nisi në fund të 2017 dhe fillim të vitit 2018, por shembja e godinës u bë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj arriti marrëveshjen me artistët për ndërtimin e godinës së re. Nga ana tjetër, Presidenca e çoi në Gjykatën Kushtetuese, ku bëri një shtim objekt padie kërkuar pezullimin e zbatimit të çdo akti e veprimi që buroi prej ligjit të Teatrit dhe VKM-së, por ‘Kushtetuesja’ nuk e pranoi këtë kërkesë të Presidencës.


Të fundit

11 muaj plot lumturi dhe një bebe rrugës, Einxhel Shkira ndan fotot e ëmbla me Dagz

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po jetojnë dashurinë e tyre që nisi brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother...

6 Dhjetori/ Vangjeli: E përfytyroj doktorin me sytë te telefoni dhe veshin te dera

Analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin “Log” në Abc, se protesta e thirrur nga Sali Berisha më 6 dhjetor ditë që përkon me Samitin...

Botuesit rusë frikë nga censura: Do kthehemi në epokën e librave sovjetikë

Ligjet e reja anti-LGBT dhe ato kundër të ashtuquajturve “agjentë të huaj” e kanë lënë artin në Rusi të pambrojtur nga censura. Shitësit besojnë se...

Fitore e çmendur!/ Zvicra e Shaqirit dhe Xhakës i jep një “shuplakë” Serbisë

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në fazën e 1/8-ave, ndërsa Serbia në shtëpi. Zvicra triumfoi 3-2 në ndeshje ne fundit në grup përballë përfaqësueses serbe,...

Dilema e Vuçiçit për samitin, Nazarko: Serbia shmang rritjen e prestigjit të Shqipërisë

Më 6 dhjetor do të mbahet në Tiranë Samiti BE-Ballkani Perëndimor dhe debatet rreth kësaj ditë kanë qenë të shumta, duke filluar që nga...

Lajme të tjera

Web TV