“Kisha frikë se…”/ Vuçiç: Ndihem si “delja e zezë” në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit për hapjen e gazsjellësit Greqi-Bullgari në Sofje. Në fjalimin e tij në ceremoni, Vuçiç u shpreh se ishte i shqetësuar për mënyrën se si do të trajtohej nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen pas ngjarjeve të fundit.

Në mënyrë karakteristike Vuçiç tha se ndihet si delja e zezë nën shoqërinë e pjesëmarrësve në ceremoni, ndërsa kërkoi nga presidentja KE të përfshijë edhe vendet e Ballkanit në planet e BE-së.

“Besoj se do të kemi një dimër dhe një vjeshtë të vështirë, edhe më të vështirë sesa tha këtu presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen. Kisha një dilemë para se të vija këtu se si do të sillej me mua, por ishte shumë e sjellshme. Ndihem pak si ‘delja e zezë’ këtu në shoqërinë e miqve dhe duhet ta falënderoj edhe pse nuk dua t’i bëj lajka. Ajo na ndihmoi shumë kur foli për ndërtimin e një ndërlidhësi ndërmjet Serbisë dhe Bullgarisë dhe më pas Maqedonisë së Veriut”, tha Vuçiç.

 

Të fundit

Publikohet lista me 28 aplikacione që duhen fshirë nga celularët, mund t’ju rrezikojnë

Këto aplikacione kanë qenë në Play Store për më shumë se 9 muaj. Konkretisht, ata kanë qenë në Play...

“Erdhi fituesja e Big Brother…”, deklarata nga jashtë ndez debatet mes banorëve

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më...

Meloni zbulon bisedën me Makron për propozimin e dërgimit të trupave në Ukrainë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zbuluar se i shprehur presidentit francez Emmanuel Macron mospajtimin e saj me komentet e tij të para disa javëve...

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë shqiptarin , humb jetën në vend

Një shqiptar 52-vjeçar ka humbur jetën në Itali ditën e sotme pasi një ngarkesë me materiale elektrike, me peshë rreth një ton, u shkëput...

‘Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo’/ Avokati për Ilir Metën: I sëmurë psiqik…

Avokati Idajet Beqiri tha në Studio Live se Ilir Meta mori floririn e Kërrabës dhe tashmë ka blerë një minierë zinku në Kongo, me...

Lajme të tjera

Web TV