Dalin emrat/ Ja kush janë 6 shqiptarët që morën peng fierakun në Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mësohen emrat e 6 shqiptarëve, që morën peng Nertil Buzin 30 vjeç dhe i kërkuan 400 mijë pound.

Ata dolën sot përpara një gjykate në Londër. Mes tyre ishte edhe një grua.

Shumica e të arrestuarve janë një grup kriminal nga Vlora që kontrollonte disa shtëpi bari ngritur Mançester dhe qytete të tjera të Anglisë.

Zyra e shtypit në Metropolitan Police bëri me dije se për pengmarrjen e të riut nga Fieri, emigrant në Angli, akuzohen këta persona:

Nekid Arapi 26 vjeç, banues ne Atterbury Road, Haringey, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje të rreme, posedim me qëllim shitje lëndë narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë.

Xhon Guveli 28 vjeç, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje të rreme.

Fation Arapi 27 vjeç, banues ne New Road, Peterborough, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje te rreme.

Armando Brahashaj 26 vjeç banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje te rreme.

Eduart Cepele 30 vjeç, banues në Barrington Street, Mancester, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje te rreme.

Emanuela Arapi 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Mancester akuzohet për burgosje të rreme.

Të gjashtë të arrestuarit iu komunikuan akuzat në gjykatën Willesden Magistrates.

Më 28 tetor ata do të dalin përpara gjykatës së krimeve Harrow Crown Court.

Mësohet se 30-vjeçari u mbajt peng për 12 ditë dhe pak përpara se të mbaronte afati për të paguar 400.000 stërlina u arrestuan.

Për lirimin e tij, u përfshi Policia e Shtetit, duke bashkëpunuar me NCA- FBI-n britanike dhe Policinë Metropolitane londineze.

Pas lirimit, 30-vjeçari i marrë peng ndodhet në spital, nën ruajtjen e policisë. Mësohet se ai ka dëmtime të shumta trupore pas një dhune të fortë gjatë kohës kur u mbajt peng ne lindje të Londrës.


Të fundit

Fazën me eliminim direkt e hap sfida Holandë-SHBA, publikohen formacionet zyrtare

Holandë – SHBA është sfida e parë e fazës së 1/8-ave të “Katar 2022”, e cila nis në orën...

Samiti i BE në Tiranë/ Policia rrethon zonën, protesta e PD nuk do lejohet në Bulevard

Fëmijë me prindërit duke ecur të shkujdesur përpara këtij posteri që paralajmëron mbajtjen e samit të BE-s, mbase pa e kuptuar se të martën...

Tronditëse: Zhduken dhjetëra fëmijë shqiptarë në Angli

BBC sapo ka publikuar një lajm të bujshëm për zhdukjen e 39 fëmijëve shqiptarë që kanë kaluar kanalin e La Manshit gjatë muajve të fundit...

Blogerja: Të jetosh në Shqipëri, duhen 10 mijë euro në muaj. Me më pak nuk jetohet

Blogerja Estela Ujka i “vendos” një çmim lumturisë. Ajo tha se ka një shumë me të cilën “do e bënte gjumin rehat”. Sipas saj, me...

Po vjen stuhia! Çfarë do të ndodhë përballë Vlorës dhe Himarës

Pavarësisht se dita nisi me mot të kthjellët dhe temperatura tipike për këtë periudhë të vitit, moti nuk do të vijojë i tillë gjatë...

Lajme të tjera

Web TV