Dentisti u bën thirrje njerëzve: Puthuni 4 minuta në ditë nëse doni të mbroni dhëmbët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Problemet me dhëmbët janë një gjë e përsëritur në shoqërinë tonë për shkak të informacionit të dobët mbi higjienën e gojës. Janë të shumta rastet kur lënia pas dore e kujdesit ndaj dhëmbëve çon në rrezik të madh.

Ndërkohë një dentist u ka bërë thirrje njerëzve që të puthen katër minuta në ditë për të mbajtur larg problemin e prishjes së dhëmbëve. Dr Khaled Kasem sugjeroi se puthja mund të jetë e dobishme për shëndetin oral, sepse stimulon prodhimin e pështymës, e cila arrin të neutralizojë acidet në gojë.

Sipas dentistit pështyma neutralizon acidet në dhëmbë, duke ulur rrezikun e prishjes së tyre. Shkëmbimi i pështymës gjatë puthjes stimulon sistemin imunitar për të prodhuar më shumë antitrupa për të mbrojtur dhëmbët.

“Përfitimi i puthjes është se prodhon më shumë pështymë në gojë. Pështyma është e rëndësishme sepse ndihmon të përtypni, gëlltisni, lufton mikrobet dhe parandalon erën e keqe të gojës, gjë që është ideale kur puthni!”, tha dentisti.


Të fundit

Ariu ka hyrë në Bulevard, çfarë bën shteti?!

Nga Frrok Çupi Hamendje, hamendje, hamendje pa fund..., çfarë do të ndodhë në 6 dhjetor. Data 6 është projektuar si...

Zgjedhjet lokale/ Berisha pa para, lekët e fushatës i merr PS, fondet i merr Basha

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha nuk do të marrë asnjë para nga fundet publike. Zgjedhjet e e 2019 kanë nxjerrë jashtë loje...

Protesta e 6 Dhjetorit/ Me hir a pa hir, Meta i Bashkohet Berishës

Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike do të protestojnë së bashku më 6 dhjetor, në tubimin e thirrur nga Sali Berisha. Edhe pse Policia...

Horoskopi ditor, e mërkurë 30 nëntor 2022

DASHI Per shkak te nervozizmit tuaj mund te lindin konflikte dhe mosmarreveshje te shumta sot me partnerin. Nuk do toleroni ne asnje pike dhe kjo...

Lajme të tjera

Web TV