Grabitje me armë në një banesë në Klos, autorët e maskuar marrin rreth 8 mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grabitje ka ndodhur në një banesë në fshatin Dom të Klosit rreth orës 2 pas mesnatës.

Familjarët kanë deklaruar në polici se kanë qenë 5 persona të maskuar me armë që pasi kanë hyrë në banesë kanë lidhur familjarët dhe kanë grabitur rreth 8 mijë euro dhe 1 milion lekë.

Policia po heton ngjarjen dhe kapjen e autorëve.

Nga burime paraprake bëjnë me dije se grabitësit kanë lidhur fillimisht familjarët e më pas kanë kontrolluar të gjithë banesën.

I afërmi i familjes tha se djali ka pësuar fraktura të mëdha në kokë, (4 fraktura) dhe nëna po ashtu, pasi janë goditur me qytën e automatikut.

 

 

“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi”, tha i afërmi, që është dhe banor i zonës.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë marrë në pyetje familjarët për të dhënë më shume detaje rreth grabitjes.


Të fundit

Samiti i BE në Tiranë/ Zbardhet agjenda, Rama konferencë me Von der Leyen dhe Michel

Ditën e nesërme (e martë, 6 dhjetor) do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Në...

Nga bukëpjekës në shtëpitë e barit në Angli, dënohet me 14 muaj burg i riu shqiptar

Një burrë i kapur në krye të një ferme të madhe kanabisi në Shipley është dënuar me 14 muaj burg. Pajton Përgjergji, 28 vjeç, një...

Historia e plotë e krijimit të trofeut të Kupës së Botës

Selia e GDE Bertoni është një ndërtesë e vogël e vendosur në një zonë industriale në Paderno Dugnano, një qytet në periferi të Milanos...

Panë filma koreano-jugorë, Koreja e Veriut ekzekuton adoleshentët

Dy adoleshentë në Korenë e Veriut janë pushkatuar pasi shihnin dhe shisnin filma koreano-jugorë, sipas Daily Mail. Djemtë e moshës 16 dhe 17 vjeç u pushkatuan...

Shpërthim i fuqishëm në një shkollë në Greqi, humb jetën një fëmijë, plagosen dy të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një fëmijë ka humbur jetën pas një shpërthimi pranë një shkolle fillore. Lajmin...

Lajme të tjera

Web TV