Si e zbërthen PD-ja e sotme epigramin e Don Kishotit?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

I gjithë publiku i kërkon me ngulm PD-së protesta. Pa mëdyshje, ato janë premtuar dhe me siguri do të ndodhin në ditët në vazhdim, por pakkush ka pritshmëri të madhe. E para, prej narracionit të lodhur dhe e dyta nga mungesa e shpresës, se kjo alternativë mund të jetë shpresëdhënëse. E ka kuptuar shumë mirë Rama, që tashmë është bërë më i shpeshtë në tv dhe ka fituar kohën e humbur televizive, që gjatë të gjithë verës ia fali kalorësve të opozitës.

Berisha dhe Meta, dy syresh, të vetë-kurorëzuar kanë marrë jo vetëm peshën por edhe atë, që sipas tyre vetëm ata mund ta bëjnë: Ndryshimin. Për fatin e keq, kjo thuhet dhe bërtitet edhe nga pasuesit e tyre, që kundërshtojnë, baltosin dhe urrejnë gjithçka.

Edhe pse gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë që demokracia e brendshme në dy fraksionet e PD-së mungon dhe është e vagullt; edhe pse te PL-ja u tregua realisht sesa vlerë kanë kanonet e demokracisë sa i përket zgjedhjeve, militantët e tyre vazhdojnë të zhurmojnë.

Shtuar edhe me cinizmin e Ramës dhe daljet e tij të shumta publike duke iu kërleshur botës virtuale, e vetmja zgjidhja mbetet largimi. Kjo është e para gjë, që i shkon në mëndje fashave të ndryshme të shoqërisë, që besojnë se kanë ende mundësi fizike, financiare dhe konjuktura për të ikur.

Ndoshta procesi i integrimit në BE-ja dhe problemet me hapjet e kapitujve të Shqipërisë do nxjerrin shumë probleme me vendin, që do të detyrohet të përshtatet, fillimisht duke zbritur informalitetin dhe pastaj duke rritur demokracinë. Por, edhe kjo nuk ka shpresë të madhe. Rasti i Rumanisë, Bullgarisë, Kroacisë, por edhe Polonisë, Hungarisë e Çekisë nuk jep shumë shpresa, paçka se këto janë në familjen e madhe të BE-së.

Lexo edhe :  Dy foto, dy vëllezër, dy legjenda, megjithatë Taulanti mbetet shumë më lart

Nga ana tjetër, publiku prej kohësh pret dhe duket se me gjithë fuqitë e veta mundohet t’i japë akses Opozitës në tema, kazuse, përveç shumës së problematikave që përshfaq sot maxhoranca me korrupsionin masiv dhe problemet e mëdha të brendshme. Por përçarja e opozitës dhe humbja e energjisë për protagonistët e rënë nga vakti nuk lë shteg.


Të fundit

Sulmi fizik ndaj Berishës/ Spaho: Ky është provokimi më i rëndë që nga vrasja e Hajdarit

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me sulmin që iu bë Sali Berishës, ku u qëllua me...

Goditja ndaj Berishës/ Rama: Akt i pajustifikueshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së...

Berisha ‘i bindur’ për agresorin: Është agjent i policisë, e di nga burimet e mia!

Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku po jep versionin e tij për incidentin që i ndodhi gjatë protestës ku...

Sulmi ndaj Berishës/ Topalli: Një nga momentet më të errëta në historinë e pluralizmit

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka dënuar sulmin me grusht ndaj Sali Berishës gjatë protestës së zhvilluar sot nga opozita. Me anë të një postimi në Facebook,...

Spanja kërkon të kapërcejë Marokun, publikohen formacionet zyrtare të skuadrave

Spanja do të përballet me Marokun në 1/8 e Kupës së Botës. Ndeshja fillon në orën 16:00 dhe luhet në stadiumin “Education City Stadium”. La Roja...

Lajme të tjera

Web TV