A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Edi Paloka flet për Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat, Edi Paloka, i kontaktuar nga Fjala.al ka mohuar zërat për një kandidim të tijin në Bashkinë e Tiranës, përballë Erion Veliajt.

Këto zëra, qarkulluan ditën e sotme, ku një intervistë e demokratit për Syri Tv u keqinterpretura dhe menjëherë shumë media e bënë thuajse fakt të kryer kandidaturën e z. Paloka. Madje, për tu paraprirë këtyre zërave, Paloka u shpreh në intervistën në fjalë:

“Nuk dua të bëj lajm këtë, sepse nuk e kam menduar realisht, por nëse do të ishte e domosdoshme, pse jo?! Po nuk dua të bëhet lajm, sepse nuk e kam menduar dhe praktikisht nuk kam ndërmend të kandidoj për momentin”, u shpreh Paloka.

Por as kjo deklaratë e tij, nuk i ndali spekulimet, të cilat demokrati i mohoi për Fjala.al. I kontaktuar nga redaksia jonë, Paloka u shpreh se zërat që po qarkullojnë së fundmi, nuk janë aspak të vërtetë dhe ky ishte një keqkuptim mediatik.

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV