Basha drejt rikthimit? Shfaqet në foto me grupin anti-Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një foto ku Enkelejd Alibeaj shfaqej entuziast, jo vetëm me deputet te zonës së veriut, por edhe me Lulzim Bashën, i cili e ka fituar mandatin nga lista e Tiranës, provokoi sërish demokratët nëse ish-kryetari po përgatit rikthimin duke nisur nga “kalaja” e Krujës”. Enkelejd Alibeaj nuk ndihmoi shumë në qartësimin e  enigmës.

“Takimi i djeshëm ka qënë me kryetarët e degëve të zonës së veriut, por këtë javë do të ketë me krerët e PD-së të zonës së jugut. Është momenti tani që të gjitha strukturat e PD, kryesia, këshilli kombëtar dhe kolegji i kryetarëve, të bëhemi gati me atë që është përballja me procesin zgjedhor lokal”, tha Alibeaj.

Çështja nëse dy grupimet në Partinë Demokratike do të përdorin apo jo zgjedhjet lokale si një moment për t’u bashkuar është kthyer në një puzzel disi të ngatërruar. Enkelejd Alibeaj, pas kuvendimit te Krujës, duket se ka hequr dorë nga një përkufizim i para dy javëve, kur fliste për mundësinë e kandidatëve të përbashkët.

“Nëse me pyesni mua, unë jam për të dalë me kandidat të demokratëve. Edhe te Berishës? Të heqim dorë nga etiketimet nëse janë të njërit apo tjetrit”, është shprehur Alibeaj në emisionin “Pa censurë”.

Sot, pas mbledhjes me deputet që e ndjekin, Alibeaj jo vetëm nuk foli për kandidatë të përbashkët apo për mundësinë e pjesëmarrjes në primare, por ka përdorur si argument statutin e PD përpara Kuvendit të Sali Berisha, që e ndryshoi atë.

“Do ulesh me zotin Berisha? PD ka strukturat e saj dhe modusin e saj, në statusin e saj dhe rregulloren e saj për këtë përgjigjem unë”, tha Alibeaj.

Berisha u shfaq i pashqetësuar nga lëvizjet e Bashës dhe Alibeajt.

“Nuk me impresionojnë takimet e Bashës, të sqarojë punën e lobimit rus”, tha Berisha.

Lexo edhe :  Rexhep Qosja: Shqipëria ka nevojë për Edi Ramën, ja dy këshillat e mia për të

Deputetëve demokratë u ka sosur durimi. Mungesa e zgjidhjes nga lidershipi dhe zgjedhjet lokale pas dere kanë bërë që t’i ushtrojë presion drejtësisë për hallet e partisë. Dashnor Sula dhe Sajmir Korreshi i kërkuan grupit që të zhvendosë   mbledhjet te dyert e gjykatës së Apelit. Nuk ka rëndësi në cilën anë shkon peshorja e drejtësisë, demokratët duan zgjidhje para zgjedhjeve lokale.

Do i bëj thirrje të gjithë deputetëve të opozitës të jemi para gjykatës së apelit nesër ose pasnesër, Jo. Nuk na intereson se në ç’krah është vendimi i gjykatës së Apelit por na intereson shpejtësia që të mos jemi në këtë agoni”, tha Dashnor Sula.

Nuk jemi të interesuar për vendimmarrjen se sa për shpejtësinë e vendimmrrjes për zgjidhjen e artificës që ka mbërthyer opozitën për t’i dhënë drejtimin e duhur, ne nuk do donim të hyjmë në zgjedhje vendore me dy kandidat ose që kandidatët tanë mos të regjistrohen në siglën e PD. Ne nuk na gjykon çfarë vendimi jepet, por duam shpejtësi. Edhe po të ishte shtatzënë, do kishte lindur tani se kanë kaluar 7 muaj”, tha Sajmir Korreshi.

Situata e paqartë juridike ka lodhur demokratët, të cilët kërkojnë që ndarja partiake të hidhet pas krahëve dhe të dilet me kandidatë të përbashkët. Në mungesë të vendimmarrjes nga koka, gjykata do të qartësonte më shumë situatën.

“Të gjithë deputetët kemi një mendim që të jemi me kandidatë të përbashkët, por një pikënisje është vendimi i gjykatës se apelit pasi kthjellon shume gjëra, edhe bazën poshtë. Nëse do jenë kandidat në mënyrë të njëanshme do të ketë problematikë të madhe, ky vendim është me rëndësi”, tha Dashnor Sula.


Të fundit

VIDEO/ Cristiano Ronaldo i acaruar me trajnerin pasi e zëvendësoi: “Ti gjithmon nxiton ..

Portugalia humbi ndeshjen e fundit të grupit në “Katar 2022”, e mundur 2-1 nga Koreja e Jugut. Kësisoji, kombëtarja...

Incident në zyrën e PD-së, përjashtohen nga primaret dy kandidatët në Kurbin

Dy kandidatë e PD në primaret e Kurbinit, Edmon Shkoza dhe Alfred Dajci janë përjashtuar nga zgjedhjet brenda partisë. Ka qenë Komisioni i Organizimit dhe...

Ambasada e SHBA paralajmërim për “trazira” në datën 6 dhjetor

Deklaratat e Partisë Demokratike se protesta e 6 dhjetorit është vetëm sensibilizuese e zotimeve se tubimi do të jetë paqësor nga fillimi në fund,...

Shpallen pronat e regjistruara në Vuno, Dhërmi dhe Lukovë

Procesi i Regjistrimit fillestar të pronave në Jug po shkon drejt përfundimit. 𝐍𝐠𝐚 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐡𝐞𝐧𝐞, 𝐧𝐞 𝐕𝐮𝐧𝐨, 𝐃𝐡𝐞𝐫𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐮𝐤𝐨𝐯𝐞 𝐝𝐨 𝐭𝐞 𝐚𝐟𝐢𝐬𝐡𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐩𝐞𝐫...

I bëri serbët të flasin me “vete”, tifozja shqiptare: Më ndryshuan vendin, u ankuan te…

Ndeshja Zvicër – Serbi, rezervoi atë që të gjithë prisnim, emocione të forta, patriotizëm dhe në fund rezultat pozitiv. Përpos asaj që ndodhi në...

Lajme të tjera

Web TV