“E kanë me dëshirë”/ Lideri çeçen dërgon në luftë për Putinin 3 djemtë e tij të mitur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i luftës i Vladimir Putinit, Ramzan Kadyrov, ka deklaruar se po dërgon 3 djemtë e tij për të luftuar në Ukrainë.

Njoftimi vjen vetëm dy ditë pasi lideri çeçen i bëri thirrje presidentit Putin që të përdorte armë bërthamore në luftë.

Kadyrov tani ka njoftuar se tre djemtë e tij adoleshentë po shkojnë drejt vijës së parë, duke përfshirë djalin e tij 14-vjeçar Adam.

Kadyrov shkroi në faqen e rrjeteve sociale të Rusisë, VK: Akhmat, Eli dhe Adam janë përkatësisht 16, 15 dhe 14 vjeç, por stërvitja e tyre ushtarake ka filluar shumë kohë më parë, pothuajse që në moshë të re.

“Gjithmonë kam besuar se qëllimi kryesor i çdo babai është të rrënjosë devotshmërinë tek djemtë e tij dhe t’i mësojë ata të mbrojnë familjen, njerëzit dhe atdheun. Nëse doni paqe, përgatituni për luftë!

“Akhmat, Eli dhe Adami janë gati të përdorin aftësitë e tyre. Dhe unë nuk po bëj shaka.

“Ka ardhur koha të tregohen në një luftë të vërtetë dhe kjo është dëshira e tyre, vetëm e mirëpres.

“Së shpejti ata do të shkojnë në vijën e frontit dhe do të jenë në seksionet më të vështira të linjës së kontaktit”, shkroi Ramazan Kadyrov.

Të fundit

PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Toni Gogu: U shkel ligji

Nënkryetari i komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS ka reaguar pasi u larguan nga mbledhja...

Zjarri në Urgjencën e QSUT-së/ Prokuroria urdhëron riekspertim të shkaqeve të zjarrit

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar riekspertim të shkaqeve të zjarrit që ndodhi në katin e nëndheshëm të Urgjencës së Spitalit Universitar “Nënë Tereza”. Raportohet se...

Video/ Plas grushti mes deputetëve në Parlament

Ditën e djeshme, ligjvënësit gjeorgjianë u përplasën në parlament, ndërsa ligjvënësit e partisë në pushtet dukeshin të vendosur të avanconin një projekt-ligj të diskutueshëm...

OKB publikon raportin: 90 përqind e ndërtesave në Gaza janë shkatërruar

Qendra Satelitore e Kombeve të Bashkuara, (UNOSAT), ka bërë me dije se nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se rreth 90 për qind...

Me konkurrentë nga e gjithë bota/ Tirana Film Office përzgjidhet në 5 më të mirët

Tirana Film Office është zyrtarisht pjesë e finalistëve të “Global Production Award”, në kategorinë Emerging Location Award (sponsorizuar nga Dallas Film Commission)! Me vende konkurrente...

Lajme të tjera

Web TV