Letra që Avni Rustemi i shkroi Mid’hat Frashërit: E lashë atdheun të qetësuar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vëllimin e shtatë të veprave të zgjedhura të Mid’hat Frashërit, të prezantuar sot në Muzeun Historik Kombëtar, jepen letërkëmbimet e shkrimtarit, albanologut e diplomatit gjatë viteve 1921-1924. Vepra e botuar nga Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” ka në brendi, një sërë letrash zyrtare, historike, intime etj. Mes tyre veçojmë letrën që i nis Avni Rustemi në janar të vitit 1922 nga Roma, pas udhëtimit në Shqipëri.

I ndershmi Mid’hat bej,

E përfytyroni shumë mirë se ç’i gjen një kafshës s’egër kur lirohet nga hekurat për të shkuar në male vetëm.: Kur ika nga Parisi për në atdhe, më dukej sikur gjithë natyra ish e gëzuar si dhe vetë! Po në më kanë qëndruar këmbët në këtë mot plot që shkova në Shqipëri! Më së fundi vajta dhe në Mirëditë, ku m’u bënë dy muaj; por atje hoqa më keq se në burg. Tani që jam këtu në Romë, në prehje dhe në qetësi, e kam për gëzim dhe për nder t’ju shkruaj.

Kam 17 ditë që e kam lënë Shqipërinë të qetësuar, si hoqi frikën e komplotit. Dhe njerëzit që kanë ardhur andej këto ditë, dëftojnë mirë. Dhe dëftesën po jua kthej të nënshkruar. Banca di Sconto ka bërë si gjysmë fallimento, po unë çekun e theva me kohë në Vlorë; mbase kam marrë në qafë padashur atë që m’a theu!

Ju kam një lutje të vogël: kur më zunë dhe më shtinë në burg, më zunë ca rroba, letra, libra dhe 2800 ose 2900 fr. Të Francës. Këto janë në prokurë të Cour d’Assises, më duket. Kur isha në Paris i liruar, vajta i kërkova, por më thanë të pritja nja 15 ditë që të mund t’i merrja. Unë s’prita dhe para se t’iki, i thashë student Fundo që plaçkat t’i merrte ai për mua dhe t’ia jepte av. Chairy-ut, duke kujtuar se ky nuk do të paguhej nga zotëria juaj. Po ky mori 1000 dollarë dhe Fundoja ngjan të mos ketë bërë gjë. Ju lutem fort të më nxirrni plaçkat andej, ashtu edhe paratë (në qoftë se nuk ia dhënë Chairy-ut) dhe të m’i dërgoni  këtu në Romë. Plaçkat, e vërteta është s’kanë ndonjë vleftë, po më duhen për kujtim.

Ju lutem të pranoni të falat e mija më të shquara.

Nuk e di nëse zoti Blinishti do të jetë aty apo jo. Në qoftë, të fala shumë.

Avni Rustemi”, shkruhet në letër.”/ Report TV


Të fundit

Katar 2022/ E shkuara nuk harrohet as në Botëror, tifozi kroat urinon mbi flamurin serb

Serbia u eleminua nga Kupa e Botës pas humbjes 2-3 nga Zvicra në grupin G. Duket se serbët vijojnë...

E ëma e agresorit që sulmoi Berishën kërkon ndjesë: Ka probleme të shëndetit mendor

Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit që goditi sot me grusht kreun e PD-së Sali Berisha është shprehur në një intervistë për Euronews Albania se...

Sulmi fizik ndaj Berishës/ Spaho: Ky është provokimi më i rëndë që nga vrasja e Hajdarit

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me sulmin që iu bë Sali Berishës, ku u qëllua me grusht nga Gerti Shehu. Spaho...

Goditja ndaj Berishës/ Rama: Akt i pajustifikueshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së...

Berisha ‘i bindur’ për agresorin: Është agjent i policisë, e di nga burimet e mia!

Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku po jep versionin e tij për incidentin që i ndodhi gjatë protestës ku...

Lajme të tjera

Web TV