Obeziteti i fëmijëve: shkaqet dhe pasojat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rovena Xhafa

Obeziteti i fëmijëve ka arritur nivele epidemike si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato në zhvillim. Mbipesha dhe obeziteti në fëmijëri kanë ndikim të rëndësishëm si në shëndetin fizik ashtu edhe në atë psikologjik. Fëmijët mbipeshë dhe obezë kanë propabilitet  të mbeten obezë në moshë madhore dhe më shumë propabilitet të zhvillojnë sëmundje kronike  jo të transmetueshme si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare në një moshë më të re. Faktorët mjedisorë, preferencat e stilit të jetesës dhe mjedisi kulturor luajnë një rol kryesor në përhapjen në rritje të obezitetit në mbarë botën. Në përgjithësi, mbipesha dhe obeziteti  karakterizohet nga nivel i lartë i masës dhjamore, rritje e peshës trupore dhe janë rezultat i rritjes së marrjes së kalorive ditore dhe yndyrnave totale në dietën ushqimore. Nga ana tjetër, ka  studime shkencore ku tregohet që marrja e tepërt e sheqerit nga pijet e gazuara, rritja e sasisë së porcioneve dhe rënia e vazhdueshme e aktivitetit fizik kanë luajtur rol kryesor në rritjen e shkallës së obezitetit në të gjithë botën. Obeziteti i fëmijërisë mund të ndikojë thellësisht në shëndetin fizik, mirëqenien sociale dhe emocionale të fëmijëve, si dhe në vetëvlerësimin e tyre. Ajo shoqërohet gjithashtu me performancë të dobët akademike dhe një cilësi më të ulët të jetës që përjeton fëmija. Shumë gjendje shoqëruese si çrregullime metabolike, kardiovaskulare, ortopedike, neurologjike, hepatike, pulmonare dhe renale shihen gjithashtu të shoqëruara me obezitetin e fëmijërisë.

Në mbarë botën vërejmë një tranzicion të shpejtë epidemiologjik dhe ushqyes, i karakterizuar nga mangësi të vazhdueshme ushqyese, siç dëshmohet nga prevalenca e  anemisë , mungesës e hekurit, zinkut dhe vitaminës D. Njëkohësisht, ka një rritje progresive në prevalencën e obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve të tjera kronike të lidhura me kequshqyerjen ku dëmton cdo organ të trupit të fëmijës si zemrën, veshkat, muskujt,kockat, aparatin tretës etj. Femrat kanë më shumë propabilitet të jenë mbipeshë në krahasim me meshkujt, për shkak të ndryshimeve  hormonale.

Nga studimet shkencore vërtetohet  se gjeneza e diabet mellitus të tipit 2 dhe sëmundjes koronare të zemrës fillojnë në fëmijëri, me obezitetin e fëmijërisë që shërben si një faktor i rëndësishëm.

Obeziteti i fëmijëve përbën  një nga sfidat më serioze të shëndetit publik të shekullit të 21-të. Problemi është global dhe po prek në mënyrë të qëndrueshme shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, veçanërisht në vëndet urbane. Prevalenca është rritur në një shkallë alarmante. Në nivel global në vitin 2010, numri i fëmijëve mbipeshë nën moshën 5 vjeç vlerësohet të jetë mbi 42 milionë. Rreth 35 milionë prej tyre jetojnë në vendet në zhvillim.

Në Shqipëri përsa i përket të dhënave të një studimi të kryer nga ISHP-ja treguan që 15.2% e fëmijëve të moshës 9-10 vjeç janë mbipeshë, prej të cilëve 3.8% janë obezë. Të dhënat e ADHS-së, 2008- 2009, nxorën në pah se rreth 22 për qind e fëmijëve të moshës nën 5 vjeç janë mbipeshë ose obezë, ndërkohë që mes të rriturve mbi 15 vjeç, 53% e meshkujve 15-49 vjeç ishin mbipeshë (prej të cilëve 9% obezë) dhe 39% e grave të së njëjtës grup-moshë rezultuan mbipeshë (prej të cilave 10% obeze)

Shkaqet e obezitetit në fëmijëri

Rritja e obezitetit rezulton nga një çekuilibër midis marrjes dhe shpenzimit të energjisë, me një rritje të bilancit pozitiv të energjisë të marrë nga ushqimi që lidhet ngushtë me stilin e jetës së adoptuar dhe preferencat në zgjedhjet dietike. Megjithatë, ka studime  që tregojnë se faktori  gjenetik i një individi është i rëndësishëm në përcaktimin e rrezikut të mbipeshes. Faktorët e rrezikut tek fëmijët për obezitet përfshijnë: marrjen e ushqimit në porcione të mëdha & aktivitetin fizik në nivele të ulëta.Ndikimi i faktorëve të tillë të rrezikut moderohet nga faktorë të tjerë si mosha, gjinia. Karakteristikat e familjes stili i prindërimit, mënyra e jetesës së prindërve gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm. Faktorët mjedisorë si politikat e ndjekur në vënd, demografia dhe kërkesat e prindërve në lidhje me punën ndikojnë më tej në sjelljet e të ngrënit dhe aktivitetit fizik.

Gjenetika është një nga faktorët më të mëdhenj që shqyrtohet si shkaktar i obezitetit. Disa studime kanë gjetur se BMI është 25-40% e trashëgueshme.Megjithatë, ndjeshmëria gjenetike shpesh duhet të shoqërohet me faktorë mjedisorë dhe të sjelljes në mënyrë që të ndikojë në peshë. Faktori gjenetik përbën më pak se 5% të rasteve të obezitetit në fëmijëri.Prandaj, ndërsa gjenetika mund të luajë një rol në zhvillimin e obezitetit, ajo nuk është shkaku i rritjes dramatike të obezitetit në fëmijëri.

Shkalla e metabolizmit bazal është studiuar gjithashtu si një shkak i mundshëm i obezitetit. Shkalla e metabolizmit bazal, ose (metabolizmi), është shpenzimi i energjisë së organizmit të njeriut  për funksionet normale në kushte qetësie. Shkalla metabolike bazale është përgjegjëse për 60% të shpenzimit total të energjisë në gjlndje qetësie. Është hipotezuar se individët obezë kanë norma më të ulëta metabolike bazale

Faktorët që qëndrojnë pas dietës së varfër dhe ofron njohuri të shumta se si faktorët prindërorë mund të ndikojnë në obezitetin tek fëmijët. Ata vërejnë se:

  • fëmijët mësojnë duke modeluar preferencat e prindërve dhe bashkëmoshatarëve, marrjen dhe gatishmërinë për të provuar ushqime të reja.
  • Disponueshmëria dhe ekspozimi i përsëritur ndaj ushqimeve të shëndetshme është çelësi për zhvillimin e preferencave dhe mund të kapërcejë mospëlqimin ndaj ushqimeve.
  • Struktura e vaktit është e rëndësishme me provat që sugjerojnë se familjet që hanë së bashku konsumojnë më shumë ushqime të shëndetshme.
  • Konsumi i vaktit duke parë TV shoqërohet me një konsum më të lartë të yndyrës.
  • Stili i të ushqyerit prindëror është gjithashtu i rëndësishëm.
  • (përcaktimi se cilat ushqime ofrohen, lejimi i fëmijës të zgjedhë dhe ofrimi i arsyetimit për opsione të shëndetshme) lidhet me njohjen pozitive për ushqimet e shëndetshme dhe marrjen më të shëndetshme.
  • kufizimi autoritar i “ushqimit të padëshiruar” është i lidhur me rritjen e dëshirës për ushqim të pashëndetshëm dhe peshë më të lartë.
  • Qeveria dhe politikat sociale gjithashtu mund të promovojnë sjellje të shëndetshme.

Hulumtimet tregojnë se shija, e ndjekur nga uria dhe çmimi, është faktori më i rëndësishëm në zgjedhjen e snackeve të adoleshentëve.

Siç propozohet nga Task Forca Ndërkombëtare për Obezitetin (2005), politikat fiskale të tilla si taksimi i opsioneve jo të shëndetshme, ofrimi i ushqimeve të shëndetshme dhe investimi në ambiente të përshtatshme shkollore, zgjedhja e cilësisë së lëngjeve mund të përmirësojnë ushqimin e shëndetshëm dhe aktivitetin fizik.

Faktorët dietikë që janë studiuar gjerësisht për kontributin e  mundshëm në rritjen e shkallës së obezitetit janë:

  • konsumi i ushqimit të shpejtë (junk food)
  • pijet me sheqer,
  • madhësitë e porcioneve të ushqimeve e snack

Konsumimi i ushqimit të shpejtë:

Rritja e konsumit të ushqimit të shpejtë është lidhur me obezitetin vitet e fundit. Shumë familje, veçanërisht ato me dy prindër që punojnë jashtë shtëpisë, zgjedhin këto vende pasi ato shpesh favorizohen nga fëmijët e tyre dhe janë të përshtatshme dhe të lira. Ushqimet e servirura në restorantet e ushqimit të shpejtë kanë tendencë të përmbajnë një numër të lartë kalorish me vlera të ulëta ushqyese.

Lexo edhe :  "Nëse fitoj do kuroj djalin", Meritoni shpërthen në lot teksa tregon për të birin

Pije me sheqer

Një studim që ekzaminoi fëmijët e moshës 9-14 vjeç zbuloi se konsumi i pijeve me sheqer rriti BMI-në me sasi të vogla me kalimin e viteve. Pijet me sheqer janë një tjetër faktor që është shqyrtuar si një faktor i mundshëm kontribues në obezitetin. Shumë studime kanë ekzaminuar lidhjen midis konsumit të pijeve me sheqer dhe peshës dhe vazhdimisht është gjetur të jetë një faktor që kontribuon në mbipeshën.

Nënvaktet (snack)

Një tjetër faktor që është studiuar si një faktor i mundshëm kontribues i obezitetit në fëmijëri është konsumimi i nënvakteve të vogla. ushqime të tilla si patate të skuqura, produkte të pjekura dhe karamele. Shumë studime janë kryer për të shqyrtuar nëse këto ushqime kanë kontribuar në rritjen e obezitetit tek fëmijët. Ndërsa snack ka treguar të rrisë marrjen e përgjithshme të kalorive

Madhësia e porcionit

Madhësitë e porcioneve janë rritur në mënyrë drastike në dekadën e fundit. Konsumimi i porcioneve të mëdha, përveç ngrënies së shpeshtë të ushqimeve me shumë kalori, kontribuon në marrjen e tepërt të kalorive. Ky çekuilibër energjetik mund të shkaktojë shtim në peshë, dhe rrjedhimisht obezitet.

Niveli i aktivitetit

Një nga faktorët që lidhet më së shumti me obezitetin është jeta sedentare. Çdo orë shtesë e televizorit në ditë rriti prevalencën e obezitetit me 2%.Shikimi i televizionit në mesin e fëmijëve të vegjël dhe adoleshentëve është rritur në mënyrë dramatike vitet e fundit.Rritja e sasisë së kohës së kaluar në sjellje të ulur ka ulur sasinë e kohës së shpenzuar në aktivitet fizik. Hulumtimi që tregon se numri i orëve që fëmijët shpenzojnë duke parë TV lidhet me konsumin e produkteve më të reklamuara, duke përfshirë drithërat e ëmbla, ëmbëlsirat, pijet e ëmbla dhe ushqimet e kripura

Faktorët e mjedisit

Ndërkohë që shikimi i gjerë i televizionit dhe përdorimi i mediave të tjera elektronike ka kontribuar në stilin e jetesës së ulur, faktorë të tjerë mjedisorë kanë reduktuar mundësitë për aktivitet fizik. Mundësitë për të qenë fizikisht aktivë dhe mjedise të sigurta për t’u aktivizuar janë ulur vitet e fundit. Shumica e fëmijëve në të kaluarën shkonin në këmbë ose hipnin me biçikletë për në shkollë

Faktorët social-kulturorë

Faktorët socio-kulturorë gjithashtu janë gjetur të ndikojnë në zhvillimin e obezitetit. Shoqëria jonë priret ta përdorë ushqimin si shpërblim, si mjet për të kontrolluar të tjerët dhe si pjesë e shoqërimit.Këto përdorime të ushqimit mund të nxisin zhvillimin e marrëdhënieve jo të shëndetshme me ushqimin, duke rritur kështu rrezikun e zhvillimit të obezitetit.

Faktorët familjar

Me rritjen e rasteve të obezitetit janë shoqëruar edhe faktorët familjarë. Llojet e ushqimit të disponueshëm në shtëpi dhe preferencat ushqimore të anëtarëve të familjes mund të ndikojnë në ushqimet që hanë fëmijët. Përveç kësaj, orari i vakteve familjare mund të ndikojë në llojin e ushqimit të konsumuar dhe sasinë e tij. Së fundi, zakonet e familjes, qofshin ato të ulura apo fizikisht aktive, ndikojnë tek fëmija. Studimet kanë treguar se të kesh një nënë mbipeshë dhe të jetosh në një familje me një prind janë të lidhura me mbipeshën dhe obezitetin e fëmijërisë.

Faktorët psikologjikë.

Pakënaqësitë në lidhje me format trupore.

Studimet kanë gjetur vazhdimisht se kënaqësia me format trupore është më e lartë tek meshkujt sesa tek femrat në të gjitha moshat.

 Simptomat e çrregullimit të të ngrënit

Tiparet e lidhura me çrregullimet e të ngrënit duket të jenë të zakonshme në popullatat obeze adoleshente, veçanërisht për vajzat. Një numër studimesh kanë treguar prevalencë më të lartë të patologjive të lidhura me të ngrënit (d.m.th. Anoreksia, Bulimia Nervoza dhe rregullimi i impulsit) te fëmijët/të rinjtë obezë.

Problemet emocionale .

Në një nga studimet e pakta për të hetuar ndikimin psikologjik të të qenit mbipeshë/obezë tek fëmijët, një përmbledhje e 10 studimeve të publikuara gjatë një periudhe 10-vjeçare zbuloi se të gjithë pjesëmarrësit raportuan se niveli i ndikimit psikosocial si rezultat i statusit të peshës së tyre. Të qenit më e re, femër dhe me një mungesë të shtuar të perceptuar të kontrollit mbi të ngrënit dukej se rriste pasojat psikosociale.

Pasojat e obezitetit të fëmijërisë mund të ndikojë thellësisht në shëndetin fizik, në mirëqenien sociale dhe emocionale të fëmijëve dhe në vetëvlerësimin. Ajo shoqërohet gjithashtu me performancë të dobët akademike dhe një cilësi më të ulët të jetës që përjeton fëmija.

Pasojat mjekësore të obezitetit  në fëmijëri është lidhur me patologji të shumta mjekësore  ku përfshihen: apnea e gjumit, diabetin e tipit 2, astmën, steatozën hepatike (sëmundjen e mëlçisë yndyrore), sëmundjet kardiovaskulare, kolesterolin e lartë, intolerancën ndaj glukozës dhe rezistencën ndaj insulinës, sëmundjet e lëkurës., anomalitë menstruale dhe problemet ortopedike.

Pasojat socio-emocionale .

Përveç përfshirjes në shqetësime të shumta mjekësore, obeziteti i fëmijërisë ndikon në shëndetin social dhe emocional të fëmijëve dhe adoleshentëve. Obeziteti është përshkruar si “një nga kushtet më stigmatizuese dhe më pak të pranueshme nga shoqëria në fëmijëri.” Fëmijët mbipeshë dhe obezë shpesh ngacmohen  për peshën e tyre. Ata gjithashtu përballen me shumë vështirësi të tjera, duke përfshirë stereotipet negative dhe diskriminimin social.  Këto probleme negative sociale kontribuojnë në vetëvlerësim të ulët, vetëbesim të ulët dhe një imazh negativ të trupit tek fëmijët dhe gjithashtu mund të ndikojnë në performancën akademike.

Çështja në rritje e obezitetit të fëmijërisë mund të ngadalësohet, nëse shoqëria fokusohet në shkaqet. Ka shumë komponentë që luajnë rol në obezitetin e fëmijërisë .

  • Ndërhyrja e kombinuar e dietës dhe aktivitetit fizik, e kryer në komunitet me një komponent shkollor është më efektive në parandalimin e obezitetit ose mbipeshës.
  • Nëse prindërit zbatojnë një mënyrë jetese më të shëndetshme në shtëpi, shumë probleme të obezitetit mund të shmangen.
  • Fëmijët mësojnë në shtëpi për ushqimin e shëndetshëm, edukohen në marrjen e zgjedhjeve të duhura ushqimore e cila  do të përhapet përfundimisht në aspekte të tjera të jetës së tyre.
  • Kjo do të ketë ndikimin më të madh në zgjedhjet që bëjnë fëmijët kur zgjedhin ushqimet për të konsumuar në shkollë dhe restorantet e ushqimit të shpejtë dhe kur zgjedhin të jenë aktivë.
  • Përqendrimi në këto shkaqe, me kalimin e kohës, mund të ulë obezitetin në fëmijëri dhe të çojë në një shoqëri më të shëndetshme në tërësi.
  • Konsultohuni me një dietolog klinik për të diksutuar më tepër rreth rritjes normale dhe të shendetshme të fëmijëve tuaj për të arritur nivele të larta të mirëqënies të fëmijës tuaj.

Të fundit

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

“Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit/ Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi do të bëjnë një shqyrtimi...

Lajme të tjera

Web TV