Rama: Ata që sot shajnë e hedhin baltë, dje betoheshin për “virgjërinë” e Lulit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama duke folur në sallën e Kuvendit, ka folur sërish për financimet ruse në partitë politike në Shqipëri.

Ai tha se sot ata demokratë që betohen se në PD nuk ka hyrë asnjë financim rus, e kanë ditur që Lulzim Basha dhe një grusht deputetësh të djathtë kishin marrë financime ruse.

Sipas tij ata që sot sulmojnë Bashën, betoheshin për “Virgjërinë” e tij dhe kundërshtonin të vërtetën dhe faktet, duke i quajtur mashtrime dhe lobime të Sorosit dhe qeverisë shqiptare.

Për sa kohë ju nuk keni njerëz të cilët besojnë çdo gjë dhe të kundërtën e çdo gjëje jeni në të drejtën tuaj që të ushqeni dhe iluzionin që mund të talleni me këtë popull. Por siç nuk ju ka ecur asnjëherë përsëri nuk do ju ecë. Do të bënte sens gjithë kjo vijë logjike nëse do të kishit qenë po ju në atë kohë kur kjo çështje u bë publike nuk do kishit bërë betime për virgjërinë e Lulit, dhe nëse nuk do kishte qenë non-grata juaj me çarçafin e bardhë për të mbuluar virgjëreshën e atij që kishin në krye. Nëse ju nuk do kishit akuzuar Sorosin, për faktet në të cilat ju po kërkoni ti nxirrni nga tuneli ku i paskam fshehur unë për interes të atij që ju e hodhët përtokë. Që PD është financuar nga para ruse kjo është botërisht i njohur, fakt i dalë në atë kohë, i mohuar kategorikisht nga ju. Atëherë fjalimi juaj ishte komplet tjetër, garancia absolute vinte gjithmonë andej nga vinte gjithë ato vite rresht, Mos ma prekni Lulin, kush e thoshte unë, apo ai që ka rrëmbyer flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur në luftë me Amerikën. Unë do thoja vetëm kaq, jo vetëm që ato para financim i paligjshëm i partisë politike kanë hyrë me dijeninë e plotë të një grushti njerëzish, dhe që tani ai grusht është ndarë me dy gishta në njërën anë dhe dy në anën tjetër dhe i pesti që po mendohet se në cilin nga dy gishtat do futet. Por unë po ju them se ka më shumë se aq, prandaj mos u nxitoni me deklarata dhe proklamata”, tha Rama.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV