Angela Merkel merr çmimin e OKB-së për refugjatët, mirënjohje për ish-kancelaren gjermane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UNHCR, Agjencia e OKB-së për Refugjatët, njoftoi sot se Angela Merkel, ish-Kancelarja Federale e Gjermanisë, do të marrë çmimin e UNHCR 2022 për Refugjatët Nansen. Kështu lexojmë në faqen e vetë agjencisë së OKB-së.

Nën udhëheqjen e Merkelit, Gjermania mirëpriti më shumë se 1.2 milionë refugjatë dhe azilkërkues në 2015 dhe 2016, në kulmin e konfliktit në Siri dhe ndërsa dhuna e tmerrshme shpërtheu edhe në vendet e tjera, tha UNHCR.

Në atë kohë, Merkel konsideroi se ishte “një situatë që testoi vlerat tona evropiane siç kishte ndodhur rrallë herë më parë” dhe se “ishte as më shumë e as më pak një detyrë humanitare”.

Merkel u kërkoi homologëve të saj gjermanë që të refuzojnë nacionalizmin përçarës dhe në vend të kësaj u kërkoi atyre të jenë “të sigurt në vetvete dhe të lirë, të dhembshur dhe mendjehapur”.

 

Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, vlerësoi vendosmërinë e ish-kancelares për të mbrojtur azilkërkuesit dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut, parimet humanitare dhe të drejtën ndërkombëtare. Çmimi Nansen, i dhënë çdo vit, u krijua në vitin 1954 për nder të Komisionerit të parë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, eksploruesit norvegjez të Arktikut dhe humanitarit Fridtjof Nansen (1861-1930). Merkel do ta marrë çmimin në Gjenevë më 10 tetor.

 

Të fundit

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Lajme të tjera

Web TV