Auditimi i parave ruse/ Balla në Kuvend: Luli s’flinte gjumë pa pyetur Saliun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Auditimi i parave në Partinë Demokratike janë debatuar edhe në seancën e djeshme parlamentare. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se komisioni i auditimit në PD është ngritur “sa për të larë duart”.

Sipas tij, nuk ka mundësi që ish-kryeministri Sali Berisha të mos kishte dijeni në rast se Lulzim Basha do të pranonte financime nga Rusia. “Policia dhe institucione të tjera duhet të kenë informacion. Nuk mjafton komisioni i auditimit të PD-së për të larë duart si Ponc Pilati, se nuk ka burrë nëne që nuk e di se Saliu është brenda në atë histori. Nuk bënte gjë Luli pa e ditur Saliu. Nuk flinte gjumë pa pyet Saliun. Sali është në atë histori. Nuk ka marrë Luli 500 mijë dollarë nga rusët pa ditur gjë Saliu. Partitë politike janë instrument kryesor i betejës në demokraci, dhe në momentin që kemi një parti politike të vendosur nën akuzë, duhet të kemi të gjitha instrumentat”, deklaroi Balla.

Por deputeti i PD, Edmond Spaho insistoi se askush përveç Bashës nuk kishte dijeni në PD, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërhyrë për t’i mbyllur Bashës dosjen për këtë çështje në Prokurori. “Fjalët e shumta janë fukarallik. Personi që ka marrë paratë dhe që mezi ia thatë emrin, duhet të ketë kurajon të dalë dhe të thotë nga kanë hyrë dhe nga kanë dalë këto para. Ju jeni ata të cilët ia mbyllët çështjen në prokurori. Të mos bëjmë fjalë këtu dhe t’ia hedhim topin njëri-tjetrit nëse duam të dalë e vërteta si kanë ardhur ato para”, u shpreh Spaho.

Lexo edhe :  Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, flet Zhaku: Dy kate te pallati im i kanë bërë hotel

 

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV