Elon Musk krahasoi Kosovën me Donbasin/ Nuk ndalen reagimet e ashpra në Prishtinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një ankete të hapur në rrjetin social, Twitter, Elon Musk ka kërkuar mendimin e ndjekësve rreth propozimit të tij për mënyrën si duhet të përfundojë lufta e Rusisë në Ukrainë.

Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë–propozon zgjedhje të vëzhguara nga OKB-ja në katër rajonet ukrainase të aneksuara nga Moska pak ditë më parë, pas referendumeve që Perëndimi i konsideron “një farsë”. Sipas miliarderit, Rusia mund të largohet më pas nga këto territore, nëse ekziston vullneti i popullit.

Në planin e tij, ai parashikonte që Gadishulli ukrainas i Krimesë – të cilin Rusia e ka aneksuar ne 2014 – të jetë zyrtarisht pjesë e saj “siç ka qenë prej vitit 1783, deri tek gabimi i ish-udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, thotë ai.  Po kështu, propozon që të sigurohen furnizimet me ujë në Krime dhe që Ukraina të mbetet neutrale, ndersa i pyet ndjekësit nëse janë pro apo kundër planit që ka hartuar.

Ndaj kësaj lëvizjeje të pronarit te Teslas, reagoi këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, i cili e pyeti Muskun nëse po tenton të legjitimojë pseudorefendumet që ndodhën në kushte persekutimi, tortura dhe ekzekutime. Por Musk i përgjigjet se po sugjeron të votohet nën mbikëqyrje të Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar një qasje “ndoshta të ngjashme me Kosovën”. Ndaj kësaj, kanë reaguar një sërë personalitetesh në Prishtinë. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i sugjeron të lexojë më parë disa libra nëse dëshiron të kuptojë më mirë Kosovën dhe Ukrainën.

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ndërsa Rusia dëshiron të marrë tokë që nuk i takon asaj. Ke një narrativë ruse. Qëndro jashtë kësaj nëse nuk je i informuar në detaje”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Lexo edhe :  Detajet nga krimi makabër, si u qëllua me plumba në javën e 41-të të shtatzënisë gruaja

“Lexo para se të postosh në Twitter!”, i thotë dhe deputeti Behgjet Pacolli. Edhe më e ashpër është treguar në komentet e saj nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila shkruan: “E ke me të vërtetë? Duhet të jesh i dehur”!, në reagimin e indinjuar të saj pas krahasimit që Musk i bëri Kosovës me Donbasin e Krimenë.

Ndaj Muskut reagoi edhe presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, i cili u kundërpërgjigj me një anketë, pyetja e së cilës ishte: “Cilin Elon Musk e pëlqeni më shumë? Atë që mbështet Ukrainën, apo atë që mbështet Rusinë?”


Të fundit

Uniformat blu reagojnë për sulmin fizik ndaj Berishës

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e...

Basha dënon sulmin fizik ndaj Berishës: Kjo ngjarje duhet të hetohet

Lulzim Basha ka reaguar ndaj sulmit të Sali Berishës, që u godit sot nga një shtetas që hyri mes protestuesve.   BASHA: Dënoj ashpërsisht sulmin...

Lajm i fundit/ Bordi i Transparencës ul me tre lekë çmimin e naftës

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 6 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave...

Gola dhe kërcime, Roy Keane tërbohet me lojtarë brazilian: “Ishte mungesë respekti, turp”

Gola, emocione, spektakël, Brazil dhuroi show, por jo të gjithë e kanë shijuar festën e tyre. Neymar me shokë u kujdesën që pas çdo...

SHBA reagon ashpër për sulmin ndaj Berishës: U skandalizuam, presim hetime të plota

SHBA reagon ashpër për sulmin ndaj kreut të PD-së Sali Berisha. Një zëdhënës i ambasadës së SHBA deklaroi  se askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron...

Lajme të tjera

Web TV