Financimet ruse në PD/ Rama paralajmëron fakte të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij u shpreh se Partia Demokratike është financuar nga Rusia, ndonëse në dijeni të këtij lobimi kanë qenë vetëm disa persona të cilët tani janë të përçarë.  Rama paralajmëroi se do të dalin të tjera fakte për këtë çështje.

 Financimet ruse janë kthyer në “mollë sherri” jo vetëm në politikën e brendshme por edhe atë të jashtme. Ish- kryeministri Sali Berisha ngriti një audit të brendshëm për të vendosur para përgjegjësisë ish-kryetarin Lulzim Basha, ndërsa ky “As” po përdoret edhe ngaPartia Socialiste. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit në Kuvend foli për financimin rus, duke thënë se dihet botërisht se PD ka marrë fonde nga Rusia. Teksa i referohet deklaratave të PD në atë kohë, Rama tha se shqiptarëve i jepej garanci se kjo nuk ishte e vërtetë. Por kryeministri paralajmëroi duke u kërkuar deputetëve të PD që të mos nguten me deklarata pasi ka akoma fakte që do të bëhen publike. Ai është i sigurt që Partia Demokratike është financuar nga Rusia. “Që PD është financuar me para ruse kjo dihet. Është botërisht e njohur. Fakt i dalë në atë kohë, i mohuar nga ju. Se unë nuk e kam dëgjuar këtë fjalim atëherë. Në atë kohë fjalimi juaj ishte tjetër dhe garancia vinte nga ajo që vinte gjithmonë “mos ma prekni Lulin”, tha Rama. Kreu i Qeverisë tha se ato lekë kanë hyrë por janë ndarë në të dyja grupimiet. Ata që mbështesin Bashën dhe ata që mbështesin Berishën. “Kush e thoshte këtë? Unë e thosha! Kështu që unë do thosha vetëm kaq, që jo vetëm ato para financim i paligjshëm i partisë politike kanë hyrë me dijeni e plotë të një grushti njerëzish, dhe që tani ai grusht është ndarë në dy gishta në një anë dhe dy kishte në anën tjetër dhe me gishtin e pesë që nuk di ku të futet. Unë do t’ju sugjeroj që mos u nxitoni me proklamata që bien ndesh. Ju nuk keni fare lidhje me të vërtetën. Ju nuk e keni problem që nesër t’i mohoni”, është shprrehur shefi i Qeverisë. Rama i është drejtuar opozitës dhe Partisë Demokratike se nuk mund të tallen me popullin, e cila, sipas Ramës, nuk do iu ecë. “Sa kohë ju do keni njerëz, të cilët besojnë çdo gjë dhe të kundërtën e çdo gjëje jeni në të drejtën tuaj që të ushqeni iluzioni që mund të talleni me këtë popull, por siç nuk ju ka ecur asnjëherë përsëri nuk do ju ecë kjo tallje me të gjithë. Do të bënte sens kjo vijë logjike nëse nuk do të kishit qenë po ju, që në atë kohë kur kjo çështje u bë publike nuk do kishit bërë betime dhe përbetime për virgjërinë e Lulit dhe nëse nuk do kishte qenë non grata juaj që nuk do kishte dalë me çarçafin e bardhë pa asnjë njollë për të predikuar pastërtinë e virgjëreshës që mbanit në krye”, tha Rama. Shefi i Qeverisë tha se nëse nuk do ndodhte kjo do ishin marrë me Sorosin. “Nëse nuk do kishit qenë ju që do kishit akuzuar Sorosin për fakte që sot me demek po kërkoni t’i nxirrni nga kthetrat e një errësire ku i kam kyçur unë për llogari të atij që e hodhët përtokë në momentin që nuk ju duhej më, tha Rama. Kreu i Qeverisë ju ka ndalur hovin mbështetësve të Berishës dhe Partisë Demokratike. “Sa kohë që keni akoma njerëz që vijnë nga prapa qorrazi dhe janë gati t’i shpallin luftë botës dhe me idenë që ky është një vend sovran dhe nuk do t’ia dijë për asnjë. Unë kam për borxh t’ju them, mos u ngutni sepse ka akoma”, tha ai.

Lexo edhe :  “Kjo nuk ndodh”/Meta paralajmëron: Ka një përpjekje për të marrë vulën e P

 

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV