Mahatma Gandi/ Marshimet paqësore, si u arit pavarësia e Indisë prej Britanikëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

2 tetori i vitit 1869 përkujtohet si “Gandhi Jayanti”, një festë kombëtare në Indi

Në mënyrë krejt të zakonshme, megjithëse jo zyrtarisht, konsiderohet si babai i kombit në Indi Ishte një avokat indian që përdori jo të dhunshme për të udhëhequr fushatën e suksesshme drejt pavarësisë së Indisë nga sundimi britanik, dhe për të frymëzuar më vonë lëvizjet për të drejtat civile dhe liri në mbarë botën. Ai ishte një udhëheqës i shquar politik dhe ideologjik i Indisë gjatë “lëvizjes indiane për pavarësi”. Ishte i pari i lëvizjes “Satyagraha” e cipa përshtatet si “fuqia e shpirtit, ose fuqia e të vërtetës”. Kjo është e përcaktuar si rezistencë ndaj tiranisë, përmes masës rezistuese civile. Filozofia e tij, u themelua në mënyrë të vendosur mbi Ahimsa (jo dhunës). Filozofia e tij dhe udhëheqja e ndihmoi të fitojë pavarësinë e Indisë dhe lëvizjet frymëzuan të drejtat civile dhe lirinë në të gjithë botën…

…Jeta dhe vepra e Mahatma Gandit është kthyer në mit. Popullariteti i tij gjithashtu është një fenomen mbarëbotëror. Gandi është përmendur shpesh si Mahatma ose “Great Soul” (shpirtmadh), një nderim i aplikuar së pari atij nga Rabindranath Tagore. Në Indi ai është quajtur edhe Bapu ose “Ati” dhe zyrtarisht i nderuar në Indi si Ati i kombit.

Beteja paqesore

Mohandas Karamchand Gandhi u lind më 2 Tetor të vitit 1869 në Porbandar në shtetin Gujarat në Indi. Në fillim nuk ishte një nxënës i mirë dhe ishte shumë i druajtur. Lindur dhe rritur në një familje hindu në Gujarat bregdetar, Gandhi u diplomua për drejtësi. Pas përfundimit të studimeve në Londër dhe përpjekjeve të para të pasuksesshme që të punojë si avokat në Bombej, në vitin 1893 ai udhëtoi për në Afrikën e Jugut. Ai vazhdoi të jetonte në Afrikën e Jugut për 21 vjet. Pikërisht këtu Gandhi krijoi një familje dhe fillimisht përdori rezistencën jo të dhunshme në një fushatë për të drejtat civile. Në vitin 1915, në moshën 45-vjeçare, ai u kthye në Indi dhe së shpejti filloi të organizonte fshatarët, fermerët dhe punëtorët urbanë për të protestuar kundër taksave të tepërta të tokës dhe diskriminimit.

Parimet etnike

I diskriminuar edhe vet për shkak të ngjyrës së lëkurës, ai themeloi gazetën “Indian Opinion” e cila u kthye në një zëdhënëse të rreth 60 000 indianëve në Afrikën e Jugut.  Mahatma Gandi ishte një politikan me parime të patundura etike. Integriteti personal dhe heqja dorö nga dhuna ishin veçoritë, me të cilat ai luftonte kundër sundimit kolonial britanik në Indi dhe e me të cilat e çoi vendin e tij drejt pavarësisë. Mahatma, “shpirti i madh”, e quanin atë bashkatdhetarët dhe e nderonin si simbol të lirisë dhe rezistencës.

E drejta dhe ligji

Kur Gandi erdhi në Afrikën e Jugut, ai besonte në të drejtën dhe ligjin, siç e kishte mësuar në Londër. Por avokati i ri e pa shpejt vetën të konfrontuar me shoqërinë, në të cilën të ardhurit indianë diskriminoheshin me ligj në fuqinë koloniale britanike. “Kur ai vetë u hodh një ditë nga treni nga një kontrollor i bardhë për shkak të prejardhjes së tij, u indinjua aq shumë nga kjo padrejtësi, saqë që në atë moment vendosi të luftojë kundër diskriminimit racor”, tregon historiania Gita Dharampal-Frick e institutit për Azinë Jugore në universitetin e Heidelbergut. “Gandi u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij për rezistencë paqësore”, thotë Gita Dharampal-Frick.”

Lexo edhe :  Protesta e 6 dhjetorit/ Rama i kujton “sigurinë”, Berisha kërkon bulevardin

Marshimi paqësor

Ai i kushton shumë vëmendje integritetit të secilit, ai e quan edhe vertetësi, që njëriu duhet të çojë një jetë të vertetë, në harmoni me mjedisin, me njerëzit e tij dhe që politika duhet ta mbështesë këtë lloj jete.” Në vitin 1920 ai merr përsipër udhëheqjen e Partisë së Kongresit. Në vitin 1930 pason veprimi i tij spektakolar: me një marshim Gandi proteston kundër faktit se indianët as nuk prodhojnë e as nuk guxojnë të shesin kripë e megjithatë tatoheshin ende nga britanikët.

Vizioni i Gandit për një Indi të pavarur të bazuar në pluralizmin fetar u sfidua në fillim të viteve 1940 nga një nacionalizëm mysliman që kërkonte një atdhe të veçantë për muslimanët brenda Indisë Britanike.

Burgu

Në vitin 1942 Gandi u burgos, sepse kishte kërkuar pavarësinë e menjëhershme të Indisë. Gjithsej ai kaloi tetë vjet në burg.  Shumë nga njerëzit e nënshtruar në Indi e shihnin Gandin si figurë simbol të lirisë dhe pavarësisë. Mesazhi i tij u jepte atyre vetëdije, rrëfen Radha Bhatt, kryetare e Gandi Peace Foundation in Delhi. “Më parë njerëzit në Indi nuk ishin kaq të guximshëm dhe pa frikë, por doktrina Satyagraha i bëri shumë trima. Ata e dinin, ne luftojmë, por jo me armë, por me mjetet e Satyagrahas dhe kjo do të thotë e “vërteta”. Ata e përvetësuan të vërtetën aq shumë, saqë u bënë të patrembur dhe nuk shqetësoheshin më, se përmes Satyagrahës mund të humbisnin edhe jetën.”

Pavarësia e shtetit

Më 15 gusht 1947 Gandi e arriti qëllimin: pavarësinë e Indisë. Por ajo ishte në të njëjtën kohë edhe dështimi i tij, thotë Bhatt i Ghandi Peace Foundation. “Ai donte ta krijonte Indinë sipas ëndrrave të tij dhe idetë e tij i përshtateshin shoqërisë indiane. Përfytyrimi i tij se si duhej të zhvillohej India ishte krejt tjetër nga ajo, që erdhi pas pavarësisë.” Pavarësia solli me vete një ndarje të subkontinentit në Indinë kryesisht hinduiste dhe në shtetin musliman të Pakistanit. Në një shpërthim të paparë dhune humbën jetën dhe atdheun me mijëra vetë.

Vrasja e një lideri

Gandi mbijetoi shpalljen e pavarësisë vetëm për disa muaj. Në fillim të vitit 1948 ai u vra në Delhi nga një hindu fanatik. Gandin duke qëlluar tre plumba në gjoksin e tij në një mbledhje lutjeje ndërfetare në Delhi më 30 janar 1948. Ditëlindja e tij, 2 tetor, do të përkujtohet si Gandhi Jayanti, një festë kombëtare në Indi, dhe në botë si “Dita ndërkombëtre kundër dhunës”.

Përgatiti për botim: L.Veizi

 


Të fundit

Spartak Ngjela: Saliut i hidhen prangat më 6 dhjetor, nëse guxon e bën ndonjë marrëzi

Nga Spartak Ngjela Protesta e organizuar për në Tiranë në datën 6 dhjetor, kur Tirana duhej të ishte në festë,...

Mediat greke flasin për piloten, gruaja që “frikëson” Turqinë, fitoi ndër 250 personave

Pilotja greke 29-vjeçare Theodora Dourou ka qenë në fokus të mediave greke si pilotja më e mirë ndër 250 pjesëmarrësve që patën një stërvitje...

Masat e sigurisë për 6 dhjetorin, Çuçi: Protesta të mbahet, por jashtë zonës së kuqe

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është takuar ditën e sotme me kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ka diskutuar për masat e...

Zhdukja e Ervis Martinajt: Rrumbullaku: Jemi në rrugë të mbarë për zgjidhjen e misterit

Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku u pyet nga gazetarët paraditen e sotme edhe në lidhje me fatin e Ervis Martinajt, i cili...

Kupa e Botës/ Sot nis faza me eliminim direkt, Holanda dhe Argjentina synojnë kualifikim

Ka përfunduar faza e grupeve në Kupën e Botës, por pa humbur fare kohë do të nis ajo e eliminimit direkt. Pasi janë mësuar të...

Lajme të tjera

Web TV