Muralja nga Tirana pretendente për çmimin e parë botëror nga Street Art Cites

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të dytin vit radhazi një nga muralet më të bukura të Mural Fest Tirana është pretendente për të marrë çmimin e parë botëror nga faqja e mirënjohur Street Art Cites. Mural Fest Festival ka kaluar tashmë kufijtë dhe e ka kthyer Tiranën në një pikë të ngrohtë pritëse të artit, ku pallatet e vjetra të Tiranës, po lakmohen nga artistët më të mirë botërorë të muraleve.

Drejtor i Përgjithshëm i Dekor Tirana dhe ideator i Tirana Mural Fest, Henril Çule thekson se Tirana ka hyrë me kokën lart në hartën e muraleve me famë botërore.

“Jemi entuziast që për të dytin vit radhazi një nga perlat e Mural Fest Tirana është pretendente për të marrë çmimin e parë botëror nga faqja e mirënjohur Street Art Cites. Tirana ka hyrë me kokën lart në hartën e muraleve me famë botërore! Kemi ngritur një standard që na përfaqëson denjësisht. Uroj që artisti Fabian Bane Florin të kurorëzohet me çmimin e parë ashtu si u vlerësua maksimalisht kolegu i tij Gera me Muralen e vitit 2021 në Tiranë”, thekson Henril Çule.

Street Art Cities është një platformë globale me një mision për të promovuar dhe dokumentuar artin urban në botë. “Mural Fest” u organizua nga Dekor Tirana, nën kujdesin e kuratorit të njohur, Helidon Haliti.

Të fundit

Dosja e krimeve të luftës/ Akuza Rusinë për shkaktimin e qëllimshëm të urisë në Ukrainë

Avokatët e të drejtave të njeriut po punojnë me prokurorin publik të Ukrainës për të përgatitur dosjen për t'ia...

Zgjedhjet në Kukës, numërohen 46 kuti votimi, ja kush kryeson me 3 mijë vota

Kur janë numëruar 46 nga 74 kuti votimi, Albert Halilaj ka përforcuar kryesimin me 3069 vota. Janë numëruar 46 nga 74 kuti Albert Halilaj  7397 Emri Vata...

Greqiciteti i një censusi

Vera e re në fuçinë e vjetër Nga ROLAND QAFOKU Në faqen zyrtare të CIA-s, në seksionin ciafactbookalbania (Linku: https://www.cia.gov/the-world-factbook/countries/albania/#people-and-society) jepen të dhënat të detajuara për...

Zgjedhjet/ Kush e merr Kukësin? Mbyllet pa incidente procesi votimit

Në Bashkinë Kukës u zhvilluan dje zgjedhjet e pjesshme lokale ku morën pjesë në votime 44 % e zgjedhësve. Në 74 qendrat e votimit...

Lajme të tjera

Web TV