Nga kampuset universitare te terminalet, Veliaj prezanton projektet e mandatit të tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar zgjedhjet e ardhshme vendore dhe fushatën elektorale që do të nisë.  I ftuar në RTSH, Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës, ka bërë çdo ditë një punë konkrete dhe se nuk pret periudhën zgjedhore për të shtuar ritmin.

Sot jetojmë në atë kohë që i përket një fushate të përhershme. Ne jemi përditë në fushatë. Pra, nëse s’ka një ditë që ne s’kemi bërë një punë konkrete, atëherë ne s’jemi të denjë për këtë punë. Por, më rezulton që çdo ditë kemi bërë diçka konkrete. Mund të ketë qenë një investim, një kopësht, një shkollë, një çerdhe, një sasi pemësh të mbjella, një park, një pistë, një palestër, një rrugë e re, një trotuar. Pra, për sa kohë që çdo ditë punohet, nuk e dalloj dot kur është fushatë dhe kur s’është, se nuk punoj me atë ide. Nuk mendoj se ka një kohë kur duhet të shtojmë ritmin, sepse besoj se kush është i mirë dhe kush ka ngritur një skuadër, punon me të njëjtin ritëm tërë kohën”, nënvizoi Veliaj.

Ai deklaroi se Tirana sot është shumë herë me e mirë se më parë. Kreu i Bashkisë foli edhe rreth investimeve të reja që janë drejt përfundimit të punimeve apo të atyre që do të nisin shumë shpejt. Veliaj theksoi se një lehtësim shumë i madh për kryeqytetin do të jetë edhe hapja e dy terminaleve të reja për autobusët nga juglindja dhe nga veriu.

Po përgatitemi të hapim “Terminalin lindor” te rrethrrotulimi i madh i Lundrës, për autobusët dhe mikrobusët. Duke hequr furgonët dhe autobusët, që deri tani shkojnë deri tek “Qyteti Studenti”, dhe duke i mbajtur në Lundër, nga aty t’i mund të marrësh nga të dy drejtimet e “Unazës” urbanin për të shkuar në destinacion, kjo gjithashtu ndihmon. Ndërkohë, sapo kemi hapur garën për terminalin tjetër te kthesa e Kamzës. Një tjetër problem i nakatosur me vendime gjykatash nga këto të çuditshmet, që japin masa bllokuese për punët publike, sigurisht për disa interesa shumë banalë që unë i kam komentuar me pare. Pra edhe një pjesë e trafikut, tani që është zgjidhur edhe “Shqiponja”, edhe “Astiri”, plus edhe një pjesë e autobusëve dhe mikrobusëve mbaron punë në hyrje të Tiranës dhe pastaj secili o me taksi, o me autobus, me këdo nga linjat, nuk nakatos trafikun e qytetit me transport interurban”, tha ai.

Lexo edhe :  Kërkesa për heqjen e mandatit të Xhaçkës, Kuvendi merr vendimin

Duke folur për investimet publike, Veliaj deklaroi prioritetet e punës së tij në vitet në vijim.

Dua shumë që vitin tjetër të përfundojmë Piramidën. Kemi hyrë në fazën finale. Tirana është një kantier dhe ka punë për mandatin e 3 dhe për më tej. Por dua që në mandatin e 3-të të kemi mbyllur përfundimisht disa nga këto projekte madhore. Do ketë përfunduar unaza dhe njëherë e mirë e zgjidhim këtë histori. Javës tjetër do hapim disa shkolla të reja, në fund të kësaj fushate të madhe të 40 shkollave të reja. Janë ndërtuar më shumë shkolla në Tiranë që nga koha e çlirimit në këtë mandat. Gjatë mandatit të 3-të besoj kryhen këto veprat madhore: Mbaron unaza, mbarojnë 2 terminalet, mbaron “Piramida”, mbaron kampusi i ri universitar. Kemi bërë një punë shume të bukur. Jam shumë krenar për punën në Universitetin Bujqësor, por e njëjta punë duhet replikuar edhe në Qytetin Studenti, ku po mbarojmë masterplanin dhe detajimin e projektit. Sigurisht që mandatin tjetër përfundojnë njëherë e mirë lagjet, jo vetëm si masa sociale për të strehuar njerëzit që u prekën nga tërmeti, por realisht për t’i dhënë lagjeve një dimension të ri dhe në “Kombinat” dhe te “5 maji”. Kopshti Zoologjik ka dalë mrekulli, por duhet të bëjmë botanikun. Prapë kemi ngecur”, tha Veliaj.

Të fundit

Vrasja në Pejë/ Çifti prindër të tre fëmijëve, detaje nga ngjarja e rëndë

Edmond Lajçi, është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri. Sipas...

“Si e kanë bërë pasurinë?”/ Ngjela shpërthen në akuza ndaj Kryemadhit dhe Ilir Metës

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Breaking”, tha për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, se duhet të deklarojnë sa para kanë pasur para se...

Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës

Një projekt ambicioz, investim 3 milionë euro, synon një shndërrim të standarde në universitetin Bujqësor të Tiranës. Për të realizuar këtë projekt do të...

Humb fëmija 3-vjeçar në Durrës, në pranga gjyshi, e morën për takimin e përjavshëm, por…

Prej katër ditësh një fëmije 3 vjeç është marrë nga gjyshërit duke mos iu kthyer më të ëmës. Rexhep Gjuni, 58 vjeç, është ndaluar nga...

Ky është vendi më i lumtur në botë për njerëzit nën 30 vjeç

Republika Çeke, Lituania dhe Rumania janë të gjitha të renditura lart në 'Raportin e Lumturisë Botërore' të këtij viti – dhe kanë arritur pikë...

Lajme të tjera

Web TV