Rama: Brenda javës do të vendoset një çmim unik për naftën për të gjithë peshkatarët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se brenda kësaj jave peshkatarët në Portin e Durrësit do të paguajnë një çmim unik, tavan të vendosur nga Ministria e Bujqësisë.

Ai u shpreh se nuk do të lejohen më lojëra për të nxjerrë fitime nga djersa e peshkatarëve ndërsa paralajmëroi furnitorët që nuk i qëndrojnë vendimit se do t’u sekuestrohen depozitat e naftës.

“Është e domosdoshme të mos ndalojmë mbështetjen e fermerëve. Nafta është rritur por ne na intereson që kjo rritje të mos prekë ata të cilët janë në frontin e parë të prodhimit, punës dhe shërbimeve.

Prandaj kemi investuar për naftën pa taksa dhe kemi dhënë edhe një ndihmë ekstra për naftën për ju. Çështja e një loje të çmimit të naftës që bëhet këtu në Portin e Durrësit do të mbarojë. Do të vendoset një çmim unik tavan për të gjithë peshkatarët i detyruar. Do i shërbejnë këtyre peshkatarëve pa asnjë lëvizje.

Nuk ka këtu vend për të bërë lodra dhe as për të nxjerrë fitime nga djersa juaj duke bërë xhibla me furnizimin. Nuk do të lejojmë të ketë dallim mes një furnitori dhe një tjetri në Portin e Durrësit. Do e kenë të gjithë çmimin njësoj. Kjo do të bëhet brenda kësaj jave. Kush bën lëvizje nga ky detyrim do të detyrohet të dorëzojë depozitat”, u shpreh Rama.

Të fundit

Psikologjia e ngjyrave, ja si ndikon roza në trurin tonë sipas ekspertëve

Psikologjia e ngjyrave sugjeron që ngjyrat e ndryshme mund të kenë ndikim në humorin, ndjenjat dhe madje edhe sjelljet...

Irgen Çela flet për të atin: Luftonte me jetën dhe vdekjen

Irgen Çela, në spektaklin "DWTS", tregoi një pjesë të parrëfyer të jetës së tij. Ai foli për aksidentin e prindërve dhe sfidat e luftërat...

Gaza bën bilancin: 18,000 palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

Ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamasi pretendon se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas pas sulmeve...

Përplasen dy trena në Itali, të paktën 17 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në linjën Bologna-Rimini, në zonën Faenza (Ravena) të Italisë. Sipas mediave italiane deri më tani...

Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave të hyrjes

Muzeu i Luvrit ka njoftuar se do të rrisë çmimet e biletave, gjashtë muaj para Olimpiadës, kur Parisi do të presë edhe më shumë...

Lajme të tjera

Web TV