Reforma territoriale, grupimi Alibeaj propozon 94 bashki

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria duhet të ndahet në 94 bashki, nga 61 që ka harta aktuale, ndërsa 12 qarqet të kthehen në një numër më të vogël rajonesh.

Ky ishte propozimi i demokratëve të grupimit Alibeaj në Komisionin e posaçëm Parlamentar për reformën zgjedhore. “Propozojmë të shtohen 33 bashki dhe të hiqet nocioni i qarkut. Të bëhet me gjashtë ose tre rajone”, tha Agron haxhi. Argumentet e ekspertëve të opozitës nuk i bindën përfaqësuesit e maxhorancës, qasje e cila shkaktoi debat. “Unë nuk kam pyetje dhe nuk ma detyron Agron, unë kam vetëm një gjykim. Prisja shumë më tepër shifra se sa emra komunash”, tha Denaj. “Çdo lloj intimidimi nga ju është qesharak për të mos thënë jo në respekt të punës së ekspertëve. Unë ju bëj thirrje t’i thërrisni arsyes. Janë bashki të propozuara nga ne për t’i shërbyer qytetareve shqiptar”, u shpreh Çupi. Pavarësisht debateve, pyetja që lindi ishte nëse shumica do të japë votat për të ndryshuar ndarjen territoriale, përgjigjja e së cilës duket se i shpëtoi para kohe bashkëkryetares socialiste. “Me këtë ndarje të re territoriale të propozuar nga ju si ekspert, garantoni qëndrueshmëri financiare të njësive të reja? Sepse kjo është fjala juaj pas disa vitesh. Megjithëse s’ka për t’u provuar”, u shpreh Denaj. Një raport, në përfundim të komisionit do e paraqesë dhe mazhoranca, e cila e ka bërë të qartë më herët qëndrimin që nuk preferon ndryshime, ndryshe nga demokratët që kërkojnë shtimin e numrit të bashkive në 94.

Të fundit

U aksidentua në punë, vdes punonjësi i Bashkisë (Emri)

Gjatë mesditës së sotme ka humbur jetën punonjësi i Bashkisë së Elbasanit, Eduart Balliu, i cili pësoi aksident gjatë...

Tre shenjat më inteligjente të horoskopit

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të veçanta. Ndërsa disa shenja janë...

Ndryshimet e fundit të WhatsApp inatosin përdoruesit

WhatsApp, në një përpjekje për të revolucionarizuar aplikacionin, përfundoi duke zemëruar përdoruesit së fundmi, duke shtuar shkronja të mëdha në etiketat e saj “Online”...

Makinat bëhen copë-copë, aksident masiv te Kthesa e Rinasit, detajet e para

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit. Behet me dije se në aksident janë përfshirë disa...

“Meta dhe Kryemadhi drejt divorcit”/ Gazetari: Marrëdhënia mes tyre ka marrë fund

Gazetari Denis Dyrnjaja tha se marrëdhënia mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ka marrë fund edhe në aspektin personal, e madje sipas tij së...

Lajme të tjera

Web TV