Veliaj jep lajmin e mirë: Hapet gara për Teatrin e ri Kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës ka hapur garën ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Në një intervistë në emisionin “Publikisht”, në RTSH, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se  pas 60 ditësh pritet të nisë dhe puna në kantier për ndërtimin e shtëpisë së re të artistëve shqiptarë.

Ka punë pafund që duhen mbaruar në mandatin e 3-të, absolutisht. Ne sot sapo hapëm garën e Teatrit Kombëtar, unë besoj që në krye të 60 ditëve kur mbaron procesi i garës, duke qenë se është një garë ndërkombëtare, ne do kemi mundësi që të fillojmë punimet me shpresë rreth ditëve të “Vitit të Ri” dhe le të themi të na gjejë ‘Viti i Ri’ në atë kantier”, tha Veliaj.

Shtëpia e re e aktrimit është konceptuar të jetë si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art. Godina e re do të fitojë një dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën. Projekti gjithashtu garanton një akses të këmbësorëve nga rr. “Sermedin Said Toptani” në rrugën paralelë me të.


Të fundit

Urim për 110-vjetorin e Pavarësisë/ Flamuri ynë “valëvitet” në faqen e institucionit grek

Greqia u është bashkuar vendeve që kanë uruar Shqipërinë për ditën e Pavarësisë. Ka qenë ministria e Jashtme e...

“Si qytetarja më e re”, Dua Lipa pozon me flamurin shqiptar: Mezi pres me ju pa sonte

Disa orë para koncertit në sheshin Skënderbej, Dua Lipa ka ndarë një video në rrjete sociale me flamurin kuq e zi. Ajo shkruan se...

110-vjetori i Pavarësisë/ Biden uron Shqipërinë: Do vazhdojmë t’ju mbështesim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joseph R. Biden Jr., ka uruar 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit. Në mesazhin e...

Fierakët rikthejnë Nëntorin 1912, parakalim me kuaj e plis në kokë në qytet

Një grup të rinjsh nga qyteti i Fierit kanë risjellë dhe njëherë në vëmendje nëntorin e vitin 1912. Në këtë ditë feste për gjithë...

Dhunuan nënën e moshuar/ Nusja e mohon: E ka inskenuar për të përfituar banesën

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” është trajtuar një rast i rëndë ku një grua e moshuar pretendon se është dhunuar nga...

Lajme të tjera

Web TV