Zgjedhjet lokale/ Ja kryebashkiakët që janë “djegur” dhe janë aprovuar nga Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa na ndajnë vetëm 8 muaj nga zgjedhjet lokale, ethet e kandidatëve që presin të garojnë kanë nisur.

Socialistët që janë në pushtet që prej 2013-ës, kanë si synim të ruajnë një rezultat pozitiv në pjesën më të madhe të bashkive të vendit.

Deri më tani, Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile për rikandidim disa prej kryebashkiakëve.

Beteja më e madhe elektorale do të zhvillohet në Tiranë, e për këtë kryesocialisti nuk shikon zëvendësues tjetër, veç Erion Veliajt për një mandat të tretë.

Pjerin Ndreu është një tjetër kandidat i cili pritet të marrë besimin e kryesocialistit në Lezhë, për një tjetër mandat.

Në daljet publike, Rama ka vlerësuar pozitivisht punën e të parëve të qyteteve në Cërrik dhe Sarandë, ku Andis Salla dhe Adrian Gurma pritet të rikonfirmohen. Një vlerësim të rëndësishëm Rama ka edhe për Flamur Golemin dhe Alma Hoxhën, respektivisht kryebashkiakë në Gjirokastër dhe Përmet.

Në tjetër kryebashkiak aktual që pritet të rikandidojë sërish është Elton Arbana në Shijak.

Rama pritet të rikonfirmojë pjesën më të madhe të kryetarëve të bashkive që garuan në zgjedhjet e 6 marsit. Një ndër ta është, Rahim Spahiu në krye të Dibrës.

Por mes emrave që presin një përgjigje pozitive ka edhe kryebashkiakë që janë konfirmuar publikisht se nuk do t’i besohet një tjetër mandat.

I tillë është emri i Dritan Lelit në Vlorë që e përfundon mandatin duke i shkëputur marrëdhëniet me Partinë Socialiste për shkak të përplasjeve të vazhdueshme me kryeministrin Rama.

Motorët e fushatës do të nisin më herët, ndaj Edi Rama më 7 dhe 8 tetor do të zhvillojë një takim dy ditor me kryebashkiakët në Durrës ku në fokus do të jenë edhe zgjedhjet vendore.


Të fundit

SHBA-ja prezanton bombarduesin e ri bërthamor

Ashtu siç pritej, detajet specifike të kësaj fluturakeje kanë mbetur sekrete Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë prezantuar bombarduesin...

“Dëshira” e Olsa Muhametit bëhet realitet! Bora Zemani rikthehet në “Për’puthen”

Bora Zemani i ka thënë “po” ftesës së Olsa Muhametit për t’u rikthyer sërish në “Për’puthen”. Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja gjatë...

Fazën me eliminim direkt e hap sfida Holandë-SHBA, publikohen formacionet zyrtare

Holandë – SHBA është sfida e parë e fazës së 1/8-ave të “Katar 2022”, e cila nis në orën 16:00. Tashmë trajnerët respektive, holandezi...

Samiti i BE në Tiranë/ Policia rrethon zonën, protesta e PD nuk do lejohet në Bulevard

Fëmijë me prindërit duke ecur të shkujdesur përpara këtij posteri që paralajmëron mbajtjen e samit të BE-s, mbase pa e kuptuar se të martën...

Tronditëse: Zhduken dhjetëra fëmijë shqiptarë në Angli

BBC sapo ka publikuar një lajm të bujshëm për zhdukjen e 39 fëmijëve shqiptarë që kanë kaluar kanalin e La Manshit gjatë muajve të fundit...

Lajme të tjera

Web TV