“Fillimisht 3500 euro, pastaj…”/ Dëshmia e policit: Ja pse i pagova vëllezërit Beqiraj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksioni i policisë ditën e djeshme në Durrës, çoi në prangosjen e 14 persona dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve. Policia njoftoi dje se grupi në fjalë merrej me atentate dhe ishte përgjegjës për shumë ngjarje kriminale të ndodhur në Tiranë dhe në Durrës, që nga plagosjet e deri tek vrasjet me pagesë.

Mes të arrestuarve në këtë grup ishte edhe një polic. Sipas hetuesve, polici i Burgjeve i arrestuar në operacionin ‘Porositësi’, Flamur Bejko, ka mohuar deklarimet e vëllezërve Beqiraj që kanë thënë para hetuesve se ai i kishte porositur dhe parapaguar për të vrarë dy persona që e kishin rrahur.

Në dëshminë e tij, Bejko ka treguar se shumën prej 3500 euro ia ka dhënë vëllezërve Beqiraj sepse njëri prej tyre ia ka kërkuar me qëllim për të plotësuar dokumentet e banimit në Greqi.

Një pronar lokali është akuzuar prej vëllezërve Beqiraj se i kanë kërkuar armë për të bërë një vrasje dhe se u ka premtuar që t’u jepte një automatik.

Në ballafaqimin me ta ai ka deklaruar se e akuzonin për arsye se i kishte rrahur të dy dhe përzënë nga lokali sepse kishin bërë sherr dhe kishin tentuar të rrihnin kamerierin e tij.
Ngjarja në fjalë është dëshmuar dhe nga klientët dhe kamerieri.


Të fundit

Zgjedhjet lokale/ Berisha pa para, lekët e fushatës i merr PS, fondet i merr Basha

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha nuk do të marrë asnjë para nga fundet publike. Zgjedhjet e e...

Protesta e 6 Dhjetorit/ Me hir a pa hir, Meta i Bashkohet Berishës

Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike do të protestojnë së bashku më 6 dhjetor, në tubimin e thirrur nga Sali Berisha. Edhe pse Policia...

Horoskopi ditor, e mërkurë 30 nëntor 2022

DASHI Per shkak te nervozizmit tuaj mund te lindin konflikte dhe mosmarreveshje te shumta sot me partnerin. Nuk do toleroni ne asnje pike dhe kjo...

PD nuk bën pas/ Boçi: Protesta do të bëhet para Kryeministrisë

Opozita nuk tërhiqet nga zhvillimi i protestës më 6 dhjetor. Këtë ka pohuar edhe nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi në emisionin “Open”. Boçi u shpreh...

Lajme të tjera

Web TV