Frikë nga lufta? Polonia i kërkon Amerikës bomba bërthamore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti polak, Andrzej Duda, tha se Polonia është duke biseduar me Shtetet e Bashkuara për përfshirjen në Programin për shkëmbim bërthamor, që u lejon shteteve aleate të pranojnë armë bërthamore amerikane dhe të jenë në gjendje t’i përdorin ato nëse Amerika ua lejon.

“Problemi i parë është se ne nuk kemi armë bërthamore. Nuk ka asnjë tregues se Polonia mund të ketë armë të tilla në një të ardhme të afërt. Gjithmonë ka mundësi që të marrim pjesë në Programin për shkëmbim bërthamor. Ne kemi biseduar me liderët amerikanë nëse SHBA-ja po e shqyrton një mundësi të tillë. Kjo çështje është diskutuar”, tha Duda në një intervistë për gazetën e përjavshme polake, Gazeta Polska.

Presidenti polak tha se kërcënimet ruse për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore tregojnë për mendësinë se “nëse Rusia nuk është e madhe, bota mund të pushojë së ekzistuari”.

“Nëse Rusia nis një luftë bërthamore, përgjegjësit për këtë luftë do të mallkohen në mbarë botën”, tha Duda.

Të fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë...

Një zakon i thjeshtë i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën

Studiuesit shikuan se cilat zakone të përditshme mund të përmirësojnë kujtesën tonë dhe dolën me një shumë të thjeshtë dhe të lehtë. Përveç fjalëkryqeve dhe...

Heidi dhe Romeo shkëmbejnë puthje pasionante në lavanderi

Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas. Teksa mbrëmjen e djeshme dyshja është parë...

SPAK arreston disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Midis të arrestuarve, është Mariglen Qato dhe Redi...

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta, pa mundim, duken sikur kemi...

Lajme të tjera

Web TV