“Jam kundër që Meta të kandidojë për Tiranën”/ Shehi: Duhen emra të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ndërsa ka qenë i ftuar në një emision televiziv ka folur në lidhje me zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Ai tha së është herët për të folur me emra, por kundërshtoi kandidaturën e Ilir Metës për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Shehi  shtoi se opozita sot ende vazhdon të ketë probleme, ndërsa vendi ka nevojë për emra të rinj që të përfaqësojnë popullin.

“Është shpejt për të folur për emra, ne flasim për modalitete. Të gjejmë një kandidat të përbashkët.

Cfarë na bashkon ne të gjthë bashkë? Lufta kundër PS, kësaj qeverise, Edi Ramës, na bashkon që të dalim me një kandidat të përbashkët.

Ka emra sa të duash. Edhe ne e kemi një emër. Duhet të sqarojmë një skemë si funksionin, jo të ngremë një zhurmë. Mendoj se mund te gjejme njerëz serioz kur ti nënshtrohemi rregullave demokratike. Nuk jam dakord që Ilir Meta të jetë për Tiranën, kryetarët e partive nuk duhet të jenë, mendoj që edhe vetë Meta nuk është dakord. Një njëri që ka qenë president nuk mund të bëhet kryetar bashkie. Duhen emra të rinj.

E vetmja shpresë janë këta të rinj, po u rrotulluan të njëjtët personazhe nuk ka vlerë. Të jemi të gjithë bashkë në tribunë që të ndjekim këtë kandidatë.

Ne nuk dakordësohemi nga dëshira, dashuria. Ne dakordësohemi se kemi një hall të përbashkët. Primaret janë një hap përpara drejt demokratizimit të PD, por primaret bëhen per PD , jo për partinë time. Te gjithë ti nënshtrohen një sondazhi shkencor, dhe ajo  e nxjerr 90%, se kush është më i pranueshem për qytetarët,” tha Shehi.

Të fundit

Humb fëmija 3-vjeçar në Durrës, në pranga gjyshi, e morën për takimin e përjavshëm, por…

Prej katër ditësh një fëmije 3 vjeç është marrë nga gjyshërit duke mos iu kthyer më të ëmës. Rexhep Gjuni,...

Ky është vendi më i lumtur në botë për njerëzit nën 30 vjeç

Republika Çeke, Lituania dhe Rumania janë të gjitha të renditura lart në 'Raportin e Lumturisë Botërore' të këtij viti – dhe kanë arritur pikë...

Vrau babanë dhe vëllain e ish-gruas, Gjykata merr vendimin drastik për Besnik Pjetrin

Gjykata e Lezhës dënoi me burg të përjetshëm Besnik Pjetrin (Përdeda) i cili në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish vjehrrin dhe vëllanë...

Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri/ Sfidon amerikanët dhe Kushtetuesen

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në qeveri, ndërsa iu ka mbyllur derën e kandidimit për në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 të gjithë...

Sulmi i Iranit “trondit” tregjet financiare, çmimi i naftës mund të rritet frikshëm

Bota aktualisht po përballet me tre kriza të mëdha gjeopolitike me karakteristika të fuqishme gjeoekonomike dhe ato duhen parë si një e tërë, sepse...

Lajme të tjera

Web TV