Mjekët ngatërruan kancerin me ankthin, 45-vjeçarit i japin vetëm 12 muaj jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burri i janë dhënë vetëm 12 muaj jetë, pasi kanceri i tij vdekjeprurës u ngatërrua me ankth. Robin Hendley vazhdoi që të zgjohej në mes të natës me rrahje zemre të forta dhe me ndjenjën sikur kishte një atak në zemër.

Pas kësaj, 45-vjeçari nisi të kishte zhurmë në veshë, probleme me shikimin dhe një dhimbje torturuese në kokë.

“Kisha këtë ndjenjë të ‘dënimit të afërt’ kur shkoja në shtrat natën, duke menduar se do të vdisja sepse kisha një atak në zemër”, tha ai për “My London”, duke shtuar: “E dija se ishte më shumë se ankth, e dija se kisha diçka që nuk shkonte me kokën time”.

Vetëm dy vjet më parë, Robin ishte në super formë dhe i shëndetshëm. Madje ai shkonte në palestër gjashtë herë në javë. Kur filloi të vinte re simptoma të çuditshme, ai shkoi menjëherë te mjeku i tij i përgjithshëm.

Por kanceri i tij mbeti i pazbuluar për më shumë se një vit, pasi iu tha se simptomat e tij lidheshin me ankthin. Vetëm kur 45-vjeçari insistoi në një skanim MRI për zhurmën në veshë, ai mori lajmin që kishte frikë.

Në tetor të vitit 2021, rezultatet treguan një rritje prej rreth 5 cm në lobin temporal të majtë të trurit të tij. E më vonë ai u diagnostikua me një glioblastoma të shkallës 4 – tumori më agresiv i trurit. Bazuar në statistikat, jetëgjatësia është afërsisht 12 muaj nga diagnoza.

“Pas një viti që nuk e dija se çfarë po ndodhte, ishte një kohë ankthioze”, tha Robin, i cili shtoi: “Dhe më pas më thonë se kam një vit. Ishte e vështirë të mos mendoja ‘çfarë kuptimi ka gjithë kjo?”.

“Kisha pritur lajme të këqija sepse e dija se këto nuk ishin vetëm simptoma ankthi, por mjekët më kishin thënë se nuk kishte mundësi të ishte kancer pasi isha në formë dhe të shëndetshme. Isha në lot”, tha 45-vjeçari.

Lexo edhe :  “Kisha vetëm 3 euro të fundit, mami po qante”, si mbyti varfërinë Olen Çezari në Itali

“Mirror” shkruan se Robin iu nënshtrua një operacioni në spitalin Charing Cross në përpjekje për të hequr sa më shumë nga tumori që të ishte e mundur. Por fatkeqësisht nuk mund të hiqej e gjitha e si pasojë atij iu desh të bënte një kurs rraskapitës gjashtë-javor radioterapie dhe kimioterapie të fortë.

Atij gjithashtu iu desh të hiqte dorë nga puna e tij si instruktor i makinës që e bënte për 12 vjet dhe e donte.

“Unë e doja çdo minutë të punës sime. Nuk ka pasur asnjë moment që të mos kënaqesha. Nuk ka pasur asnjë moment që nuk kam dashur të shkoj në punë dhe nuk jam vonuar. Ishte vendi ku isha i lumtur. Më pëlqente t’i mësoja njerëzit të drejtonin makinën”, tregon ai.

Së shpejti u kuptua se NHS kishte dhënë të gjitha trajtimet e mundshme në dispozicion të Robin, por kjo nuk do të mjaftonte për të luftuar këtë tumor agresiv.

“Kam momente kur zgjohem natën dhe mendoj ‘oh Zot, si do të jetë funerali im?’ dhe ‘kush do të vijë në funeral?’. Më është dashur të rregulloj vullnetin tim që të bëj gjithçka të mirë për këdo që do të lija pas, gjë që ishte mjaft e vështirë. Partneri im Ollie dhe mamaja kanë qenë kaq mbështetës. Unë thjesht po e mbaj veten të zënë duke i bërë këto trajtime sa më mirë që mundem dhe tani jam këtu duke shpresuar se ky trajtim i ri do të funksionojë”, tha Robin.

Pas një kërkimi të gjerë, 45-vjeçari gjeti një trajtim që mund ta shpëtonte atë në Qendrën Imuno-Onkologjike në Koln. Kjo përfshin trajnimin e trupit për të kontrolluar tumorin duke përdorur sistemin imunitar të trupit.

Të fundit

E keni ditur! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më...

“Përplasje” brenda familjes, Kryemadhi ia thotë në sy Metës: Unë jam tradhtarja

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë. Teksa theksoi se për këtë parti...

“Më arrestuan pa asnjë bazë”/ Berisha: U synua që të zhdukej opozita!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar pasditen e sotme sulmet qeveritare që sipas tij kanë përfshirë Partinë Demokratike nga 2021 e deri më sot për...

“PL s’ka nevojë për prerje kokash”, Kryemadhi ‘shpërthen’ në mbledhjen e KDK

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thene se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash....

“Kemi edhe momente që gabojmë”, Graciano flet për krisjen e marrëdhënies me Argjirën

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur...

Lajme të tjera

Web TV