Në vendlindjen e Konicës/ Historiani: Ishte e pamundur të mos e ndieje në ajër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi ka kujtuar sot përmes një statusi në rrjetet sociale Faik Konicën.
Në shkrimin e tij historiani e lidh drejtpërdrejt qytezën e Konicës me figurën e eruditit shqiptar Faik Konica ku thekson se  “ishte e pamundur të mos ndjeje në ajër e si një frymë, eruiditin, kozmopolitin e njëherësh një nga etërit e shqiptarizmës.”
Ndër të tjera Koçi ka cituar edhe një pjesë nga shkrimtari i madh ku ky i fundit përshkruan shtëpinë në vendlindjen e tij dhe lidhjen me Ali Pashë Tepelenën.
Statusi i plotë
Ishte viti 2008 kur e vizitova për herë të parë Konicën, vendlindjen e Faik Konicës. Ishte e pamundur të mos ndjeje në ajër e si një frymë, eruiditin, kozmopolitin e njëherësh një nga etërit e shqiptarizmës.
Konica
======
Ky qytet,
shtrihet si gliko Leskoviku në pjatë
mes maleve me ngrica,
në hyrje te tij kish dale te me uronte mirëseardhjen
vetë Faik Konica.
Ja si shprehej Faik Konica për shtëpinë e tij në vendlindje. “ Shtëpi më shqiptare se imja nuk ka në gjithë Shqipërinë. Një shkrimtar frenk, duke folur për gjyshin e gjyshit tim, Zejnel Bej Konicën, e bija e të cilit ish e ëma e Ali Pashë Tepelenit, thotë: ‘Ky bej i Konicës ish një i fuqishmë bej shqiptar, i lidhur nga gjaku me më të parat shtëpi shqiptare të Toskërisë, e martesa e së bijës së tij, Hanko, me Veli Bej Tepelenin, i dha këtij forcë e madhësin’ e Ali Pashës.”


Të fundit

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, ja çfarë pritet të ndodhë

Miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të jetë të mërkurën në rend dite në takimin...

Ariu ka hyrë në Bulevard, çfarë bën shteti?!

Nga Frrok Çupi Hamendje, hamendje, hamendje pa fund..., çfarë do të ndodhë në 6 dhjetor. Data 6 është projektuar si më e mira në historinë...

Zgjedhjet lokale/ Berisha pa para, lekët e fushatës i merr PS, fondet i merr Basha

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha nuk do të marrë asnjë para nga fundet publike. Zgjedhjet e e 2019 kanë nxjerrë jashtë loje...

Protesta e 6 Dhjetorit/ Me hir a pa hir, Meta i Bashkohet Berishës

Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike do të protestojnë së bashku më 6 dhjetor, në tubimin e thirrur nga Sali Berisha. Edhe pse Policia...

Lajme të tjera

Web TV