Peleshi: Shqipëria e përkushtuar për të ofruar siguri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes në kuadër të iniciativës “ADRION”, që u zhvillua në Venecia, Itali.

Ministrat e mbrojtjes vlerësuan rëndësinë e Iniciativës “ADRION”, si një shembull i suksesshëm i bashkëpunimit rajonal, bazuar në gjithëpërfshirjen, vlerat e përbashkëta si dhe orientimin e interesave të përbashkëta për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në zonën adriatiko-joniane.

Vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së ndërveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Forcave Detare të kësaj iniciative, me qëllim rritjen e sigurisë detare, asistencës humanitare, shpëtim-kërkimit, ndërtimit të kapaciteteve si dhe mbështetjen e operacioneve të NATO-s dhe BE-së në zonën e ADRION-it.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Peleshi u shpreh se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca Detare e vendit tonë, është gjithmonë me e angazhuar në forcimin e bashkëpunimit në rajon me qëllim përballimin e sfidave aktuale dhe në të ardhmen, promovimin e stabilitetit rajonal, sigurisë dhe paqes.

“Shqipëria do të angazhohet fuqishëm për të ofruar një mjedis të sigurt dhe për stabilitet më të gjerë në Ballkanin Perëndimor dhe hapësirat e përbashkëta detare. Iniciativa ADRION është një nga mekanizmat që po kontribuon në këtë objektiv. Pellgu Adriatiko-Jon është një mjedis gjithnjë e më i aksesueshëm për të gjitha llojet e aktiviteteve malinje dhe është një nga pikat më të ndjeshme të tranzitit dhe infiltrimit në zemër të Evropës. Prandaj, bashkëpunimi ynë rajonal duhet të jetë në nivelin më të lartë, për t’i ofruar siguri dhe stabilitet popullit tonë. Shqipëria dhe Forcat e saj Detare janë gjithmonë të përkushtuara për të çuar më tej bashkëpunimin në rajon. Ne të gjithë duhet të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv duke adresuar sfidat e sigurisë, si dhe çështjet e prosperitetit ekonomik dhe stabilitetit politik. Kjo mund të bëhet vetëm duke punuar së bashku”, theksoi ministri Peleshi.

Lexo edhe :  Tunizia dhe Australia përballen për sfidën e vlefshme të grupit D, formacionet zyrtare

Në Venecia, po në kuadër të nismës “ADRION”, po mbahet edhe “Simpoziumi Rajonal i Fuqive Detare”, në të cilin marrin pjesë Komandantët e Forcave Detare të vendeve anëtare të kësaj iniciative.

“ADRION” është një iniciativë, e cila ka si qëllim bashkëpunimin ndërmjet Forcave Detare të Shqipërisë, Kroacisë, Greqisë, Italisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë.


Të fundit

Situatë e tensionuar dhe problematike tek Belgjika këtë Kampionat Botëror

Skuadra e Belgjikës do të mbahet mend më mirë në këtë Kampionat Botëror për prishjen e atmosferës në dhomën...

Kryebashkiaku i Kievit: Nuk do ta lejojmë Putinin të na vjedhë Krishtlindjet

Zyrtarët kanë thënë se Kievi do të vendosë pemën e Krishtlindjeve pa drita në të gjithë qytetin në një shfaqje sfiduese të frymës së...

Marigo Posio, qëndistarja e flamurit që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 Nëntor 1912

Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Ilia S.Larti Në ambientet e teatrit Durrës, Shoqata Atdhetare Kulturore Devolli dega Durrës, organizoi një simpozium Homazh për Patriotët Devollinj që kontribuuan në Rilindjen...

Komentatori kosovar refuzon t’u përmendë emrat lojtarëve serb, ja arsyeja

Dita e djeshme ishte një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që ndodhen brenda kufirit të terrorit zyrtar të Shqipërisë. Një...

Protesta e Berishës më 6 dhjetor, Meta e konfirmon: Do marrim pjesë!

Kreu i Partisë së Lirisë ka pranuar publikisht se do t’i bashkohet protestës së Sali Berishës më 6 dhjetor. "Siguria në Shqipëri është nën kërcënimin...

Lajme të tjera

Web TV