Veliaj hap garën për Teatrin e ri Kombëtar: Do ndërtohet aty ku ishte, 3 herë më i madh!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Tirana Gate 2022”, edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të të Rinjve, po zhvillohet për tre ditë me radhë, 5, 6 dhe 7 Tetor në Muzeun Historik Kombëtar në kryeqytet. Tema e edicionit të këtij viti është “Fqinjët”. Pjesëmarrës në këtë festival ishin autorë e shkrimtarë të rinj, dhe jo vetëm, nga Ballkani dhe Evropa.

Nga aty, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka hapur sot garën për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Ai u shpreh se Teatri do ndërtohet aty ku është por 3 herë më i madh dhe gara do të zgjasë për 60 ditë.

“Deklaroj të hapur sot garën për Teatrin e ri Kombëtar, aty ku ishte, por 3 herë më i madh seç ishte dhe më komod. Kush është serioz dhe s’do ta përdorë historinë për të bërë histeri, duhet ta shohë të vërtetën ashtu siç është. Detyra jonë është të bëjmë një teatër ku të vijnë socialistë e demokratë, të moshuar e të rinj, tironsave dhe jabanxhinjve. Nëse disave i pëlqen, s’ka problem. S’jemi konkurs për mis bukurie. Do të zgjasë gara për 60 ditë derisa të shpallim fituesin. Do marrë territorin e vet”, tha Veliaj.

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV