Zgjedhjet/ Lëvizja e papritur e Berishës, i bën ftesë Alibeajt për reformën territoriale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut z. Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare – Ambientaliste z. Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar z. Dashamir Shehu.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.

Sakaq, çështja nëse dy grupimet në Partinë Demokratike do të përdorin apo jo zgjedhjet lokale për t’u bashkuar, nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare.

Por, sot Sali Berisha hodhi hapin e parë konkret, bashkim me palën tjetër përmes reformës territoriale. Ndarja e re që propozojnë dy grupimet në PD është pothuajse e ngjashme, pasi harta e re parashikohet të zgjerohet me 33 bashki të reja, ndërsa qarqet zëvendësohen me një numër më të vogël rajonesh.

“Sot dëgjoj që një grup deputetësh të po kësaj partie, në mënyrë të pavarur, kanë dorëzuar një draft me 94 bashki. Unë mendoj se ky draft i dorëzuar dhe ky që është përgatitur këtu dhe është më i thelluar në çdo aspekt, le të ulemi bashkërisht dhe të arrihet në një draft të PD-së, i cili të përfaqësojë interesat më të mira të qytetarëve shqiptarë“, tha Berisha.

Por, bashkimi përmes reformës që propozon Berisha duket i vështirë, përsa kohë grupimi Alibeaj kërkon bekimin e ndërkombëtarëve për ndryshimin e hartës territoriale. Pak orë pasi depozituan në Kuvend projekligjin që parashikon ndarjen e vendit në 94 Bashki, një grup deputetësh që nuk mbështesin linjën e Berishës, u takuan me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe trupën e ambasadorëve.

Lexo edhe :  Uruguai mposht Ganën por nuk arrin të kualifikohet, Koreja e Jugut i prish festën

“Partnerët ndërkombëtaret për reformat e rëndësishme është e udhës që të kenë hapësirën për t’u njohur dhe për të marrë vlerësimet e tyre”, u shpreh Alibeaj.

Por, Berisha këmbëngul se opozita duhet ta shfrytëzojë këtë moment, si një moment për tu bashkuar.


Të fundit

Merkato e kohës moderne, ja sa do ta kishin vlerën sot Ronaldo Fenomeni dhe Maradona

Çmimet që duhen paguar për të blerë “yjet” e mëdhenj të futbollit kanë shkuar në “stratosferë”. Dhe kur mendon...

Berisha falenderon liderët europianë: Ky samit është mbështetje në veçanta për PD

Sali Berisha nuk ka kursyer falenderimet për liderët europianë që ndodhen në Tiranë për samitin e BE. Ndonëse ka thirrur protest në këtë ditë...

Goditja e Berishës, Meta shfrenon gjuhën ndaj Ramës: Tradhtar, skizofren….

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka  sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke akuzuar këtë të fundit për sulmin ndaj kryetarit të PD-së,...

Marrëveshja Roaming, Varhelhy: Shtytje të rëndësishme në tregun e telekomunikacionit

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka folur në Tiranë lidhur me marrëveshjen e firmosur ditën e sotme mes BE-së dhe Ballkanit...

“Kortezhi i dhimbjes”, demokratët “vajtojnë” emigrantët shqiptarë

Vijon protesta e organizuar nga Partia Demokratike sot Tiranë. Krahë pankartave kundër qeverisë Rama, nuk kanë munguar as simbolit thumbuese ndaj qeverisë. “Kortezhi i dhimbjes shqiptare”,...

Lajme të tjera

Web TV