Asnjë humbje jete! MSH publikon shifrat: Ja sa persona u infektuan me COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orët e fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga koronavirusi. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga 650 testime kanë rezultuar pozitivë 38 qytetarë, ndërsa janë shëruar 28 persona.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 650 testime, 38 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 28 të shëruar në 24 orët e fundit

6 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 650 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 38 qytetarë, në këto bashki:

15 në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Fier, Himarë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, Krujë, Delvinë, Sarandë, Konispol, Gramsh.

Janë 390 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,285 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 38
Të shëruar në 24 orë 28
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 650

Testime totale 1,985,099
Raste pozitive 331,264
Raste të shëruara 327,285
Raste Aktive 390
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 241
Elbasan 35
Vlorë 28
Fier 20
Shkodër 15
Lezhë 13

Gjirokastër 12
Durrës 10
Dibër 8
Korçë 4
Berat 3
Kukës 1

Të fundit

Myrto Uzuni largohet nga fusha i lënduar, lajm i keq për Sylvinhon

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni u dëmtua në ndeshjen Granada-Betis, që po luhet në këto momente dhe u...

Ervin Karamuço “zbërthen” arsyen e fortë: Ja pse Laert Haxhiu mbahet në burgjet e Janinës

Laert Haxhiu mbahet në burgjet e Janinës sepse i trembet bandave të Aldo Bares. Kështu deklaroi eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, mbrëmjen e sotme...

Genoa mposht me “poker” Romën dhe zhyt në krizë verdhekuqtë

Genoa bën “poker” dhe shkatërron Romën në takimin e javës së gjashtë të Serie A. Vendasit dominuan të gjithë takimin,ndërsa zhbllokuan sfidën në minutën e...

Hoxha zbardh vrasjen/ Si Artan Tafani ekzekutoi ish-pjesëtarin e grupit të Aldo Bares

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një nga vrasjet, ku ka marrë pjesë Artan alias Marjus Tafani, i penduari i drejtësisë që zbardhi disa ngjarje...

Artan Hoxha: Laert Haxhiu ndante para me policët, ja lidhjet e fuqishme me autoritetet

Artan Hoxha, ka folur për Laert Haxhiun, grupi i të cilit u ekspozua për të paktën gjashtë vrasje, pas rrëfimeve të Artan Tafanit.  I ftuar...

Lajme të tjera

Web TV