“Fitojmë vetëm nëse bashkohet e gjithë opozita”/ Duka zbulon propozimin për Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PAA Agron Duka u shpreh se në kohën kur Sali Berisha po bënte takime me aleatët e djathtë, i ka bërë një propozim për mënyrën se si duhet të zgjidhen kandidatët për zgjedhjet vendore.

Ai u shpreh se zgjedhjet vendore nuk mund të fitohen në rast se nuk bashkohet i gjithë fronti opozitar.

Duka: PD nuk mjafton të fitojë zgjedhjet me kaq sa ka. Edhe bashkë me Metën nuk mjafton. Duhet i gjithë formacioni opozitar të bashkohet, edhe jashtë politike simpatizantë të PD. Sido të vendoset 5 votat që kam do i jap djathtas por nuk mund të fitohet duke selektuar kandidaturat brenda partisë. Sot nuk kemi luksin të përjashtojmë asnjë. Duhet të kthehet jeta politike në normalitet.

Ne me Berishën kemi folur kështu: I thashë nuk i fitojmë dot zgjedhjet nëse dalim vetëm me një kandidaturë, primaret nëse do të bëhen do të duhet të bëhen të hapura.
Propozuam një ide me sondazhe. Na tha jam dakord do ta diskutojmë me partitë të tjera edhe PL sepse e ka i takuar para se të takohej me Metën.

T’i lajmë shqiptarit borxhit. Lamë kokrrën e namit, ikëm nga Parlamenti. Unë, ti, Berisha të gjithë. Të rregullojmë hartën politike të Shqipërisë se lamë nam, ta bëjmë ca rozë ca blu”, ka deklaruar ai.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV