Luajti vetëm 15 minuta përballë Milanit, ja nota e Armando Brojës sipas ‘Transfermarkt’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

155 minuta ka luajtur me Chelsea-n këtë sezon Armando Broja. Për të, 5 prezenca në kampionat për një total prej 85 minutash, të cilave u bashkohen 70 minutat e grumbulluara gjatë tri prezencave në fazën e grupeve.

Për shqiptarin asnjë gol dhe asnjë asist deri në këtë pikë të sezonit, teksa dje ndaj Milanit u mundua të tregonte se interesi i kampionëve të Italisë ndaj tij nuk është rastësor.

I futur në fushë për të zëvendësuar Sterling-un, 21-vjeçari u vendos në rolin e mesfushorit ofensiv, por në 17 minuta lojë së bashku me shtesat nuk u shërbye asnjëherë në mënyrë që të provonte portën.

10 prekje topin për Brojën dhe 86 për qind sukses në kontroll. Nota totale e paraqitjes së tij ishte 5.9 sipas “Transfermarkt”. Aspak keq nëse merret në konsideratë minutazhi dhe rezultati.Armando Broja of Chelsea runs with the ball during the UEFA Champions... News Photo - Getty Images


Të fundit

Shmanget tragjedia/ Fëmija 13-muajsh gëlltit kanabis, shpëton mrekullisht nga mbidoza

Një fëmijë 13-muajsh ka përfunduar në spital pasi kishte gëlltitur kanabis. Ngjarja ka ndodhur në Palermo të Italisë ndërsa...

“Made in Italy”/ Sekuestrohen mijëra veshje ‘false’ prodhuar në fasoneritë shqiptare

Rreth 75 mijë veshje me vlerë 8 milionë euro, prodhuar në Shqipëri, Bullgari e Tunizi janë sekuestruar nga Guardia di Finanza Italiane e Venezias...

“Është çmontuar totalisht”/ Trondit Frrok Çupi: Sali Berisha nuk futet dot në Itali

Analisti Frrok Çupi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha nuk mund të futet dot as në shtetin italian për...

Shkeli me këmbë fanellën e Meksikës, kampioni i botës kërcënon Messin: “Dashtë zoti …

Nëse Argjentina është ende “gjallë” në “Katar 2022”, shumë merita i shkojnë Lionel Messit, autori i golit që zhbllokoi ndeshjen kundër Meksikës. “Pleshti”, i...

Lajme të tjera

Web TV