Salianji “ironi” me Bashën: Deri tani e ka mbajtur dikush nga ne rekordin në matematikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka tallur Lulzim Bashën lidhur me gabimet që ai bënte në matematikë. Për Salianjin, të njëjtën gjë bëri edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi teksa foli me shifra për krimin në vend. Sipas tij, këto shifra janë të pavërteta.

“Me këto shifra po na e kaloni në matematikë, se deri tani ka mbajtur dikush këtej rekord në matematikë. Norma e vrasjeve për 100 mijë banorë, Shqipëria është e pesta. Ndërkohë që ju flini, më shkruan prinsër të viktimave që policia ishte 50 m larg dhe nuk ndërhyn dot, Kur u publikuat pamjet në Elbasan, policia ishte aty dhe nuk ndërhyu, qëndronin aty sikur të ishin pula. Ju thatë që vrasje me pasojë vdekjen janë zero, në 5 mars e ke pasur në Korçë, ne po flasim për vrasjet e sofistikuara, para 2 ditësh të ndodhi në Burrel, nuk e quan plagosje, që i morën peng. Kur ju thoni të pavërteta që janë të kollajshme për t’u përgënjeshtruar mendo të tjera. Cili është objektivi që ka drejtori i ri i Policisë. Thatë që nuk ka dështuar vetting në polici keni kaluar në vetting 50 punonjës nga 11 mijë e kusur, nuk është dështim ky”, tha Salianji.


Të fundit

Shmanget tragjedia/ Fëmija 13-muajsh gëlltit kanabis, shpëton mrekullisht nga mbidoza

Një fëmijë 13-muajsh ka përfunduar në spital pasi kishte gëlltitur kanabis. Ngjarja ka ndodhur në Palermo të Italisë ndërsa...

“Made in Italy”/ Sekuestrohen mijëra veshje ‘false’ prodhuar në fasoneritë shqiptare

Rreth 75 mijë veshje me vlerë 8 milionë euro, prodhuar në Shqipëri, Bullgari e Tunizi janë sekuestruar nga Guardia di Finanza Italiane e Venezias...

“Është çmontuar totalisht”/ Trondit Frrok Çupi: Sali Berisha nuk futet dot në Itali

Analisti Frrok Çupi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha nuk mund të futet dot as në shtetin italian për...

Shkeli me këmbë fanellën e Meksikës, kampioni i botës kërcënon Messin: “Dashtë zoti …

Nëse Argjentina është ende “gjallë” në “Katar 2022”, shumë merita i shkojnë Lionel Messit, autori i golit që zhbllokoi ndeshjen kundër Meksikës. “Pleshti”, i...

Lajme të tjera

Web TV