Sekuestrohen 3.5 milionë euro pasuri në Elbasan, kujt i përkisnin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendoset sekuestro preventive ndaj pasurive me vlerë rreth 3.5 milionë euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktivitete kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Fasada”.

 

 

Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 3.5 milionë euro, që dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale të një 46-vjeçari.

Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme si rrjedhojë e veprimtarive kriminale, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Fasada”.

Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, e cila bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria, ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të shtetasit A. T., 46 vjeç, banues në Elbasan. Shtetasi A. T. është autor i dyshuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, pasi më parë ka qënë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese.

Në zbatim të vendimit të gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të ndryshme, me vlerë rreth 3.5 milionë euro. Konkretisht janë sekuestruar: një ndërtesë trekatëshe, një ndërtesë dykatëshe, 3 apartamente, disa automjete të llojeve të ndryshme, 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit.

Lexo edhe :  E rëndë në Vlorë/ Dhëndri plagos me thikë vjehrrin dhe kunatin

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Të fundit

Mediat e huaja shkruajnë për incidentin e Berishës: Goditet me grusht lideri i opozitës

Lajmi i samitit BE-Ballkani Perëndimor ka fituar vëmendje mediatike edhe nga mediat e huaja, por vëmendje mediake të madhe...

Uniformat blu reagojnë për sulmin fizik ndaj Berishës

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, gjatë të cilit shtetasi...

Basha dënon sulmin fizik ndaj Berishës: Kjo ngjarje duhet të hetohet

Lulzim Basha ka reaguar ndaj sulmit të Sali Berishës, që u godit sot nga një shtetas që hyri mes protestuesve.   BASHA: Dënoj ashpërsisht sulmin...

Lajm i fundit/ Bordi i Transparencës ul me tre lekë çmimin e naftës

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 6 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave...

Gola dhe kërcime, Roy Keane tërbohet me lojtarë brazilian: “Ishte mungesë respekti, turp”

Gola, emocione, spektakël, Brazil dhuroi show, por jo të gjithë e kanë shijuar festën e tyre. Neymar me shokë u kujdesën që pas çdo...

Lajme të tjera

Web TV