“Sistemet tona rezistuan”, Xhaçka për sulmet kibernetike: Të dhënat s’u shkatërruan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka nga foltorja e Kuvendit deklaroi se sulmi kibernetik tentoi që të shkatërronte të dhëna shtetërore, por nuk ia dolën dot. Ajo theksoi se sistemet tona rezistuan.

“E mirëkuptoj një pjesë të kolegëve këtu dhe publikut për sulmin kibernetik, por kërkoj mirëkuptim se një pjesë e madhe e informacionit të kërkuar për këtë ngjarje është e klasifikuar dhe nuk mund të bëhet publike. Kjo po përdoret për debate publike. Pavarësisht sponsorimit shtetëror që iu bë, sistemet jo vetëm që nuk u shkatërruan, janë dhe funksionale. Si mund të thuhet se investimet janë para të hedhura kot? Kur shikon se sistemi është rikthyer dhe të dhënat nuk janë shkatërruar. Sulme të tilla ndodhin edhe në SHBA, edhe në vendet e BE. Agresorët, piratët, do të tentojnë që të gjejnë dobësi të sistemeve. Detyra e vendeve si i yni është që të investojmë. Fati i sistemit tonë do kishte qenë në kolaps, nëse s’do të kishim investuar në mbrojtjen kibernetike. Ishte sulm masiv, synonte paralizimin e sistemeve online, vjedhjen e sistemeve qeveritare. Sistemet tona rezistuan dhe ky është fakt. Mbrojtja jonë kibernetike rezultoi të ishte efikase, pavarësisht sulmit masiv.”, tha Xhaçka.


Të fundit

Lindi ditën e Flamurit, Rama kujton Adem Jasharin: Vdiq për të jetuar përgjithmonë

Kryeministri Rama ka ndarë një shkrim për ditën e lindjes së heroit Adem Jashari, e cila përkon me ditën...

“Shqiptarët kriminelë”, Dua Lipa ‘i merr në mbrojtje’:Është fatkeqësi që na shohin kështu

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, në një konferencë për mediat ditën e sotme është shprehur e lumtur që ndodhet në Tiranë në...

Aksident i frikshëm/ Makina del nga rruga dhe merr para trafikndarësen

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi te fshatit turistik të Linit. Sipas burimeve, një mjet...

Brazili kërkon kualifikimin ndaj Zvicrës, janë publikuar formacionet zyrtare të skuadrave

Brazili dhe Zvicra është kryesfida e ditës së sotme, e cila zhvillohet në kuadër të Grupit G. Brazili është lider i grupit me tri pikë,...

VIDEO/ Mes spektaklit, Gana mposht Korenë e Jugut dhe ushtron presion mbi Uruguajin

Gana ia del me sukses që në ndeshjen e dytë të Grupit H të marrë tre pikët e para në këtë Kupë Bote, Kombëtarja...

Lajme të tjera

Web TV