Sot Ervis Martinaj mbush 40-vjeç, ku po e “feston” ditëlindjen “mbreti” i zhdukur?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej dy muajsh askush nuk di asgjë për fatin e tij, të paktën publikisht, por sot i konsideruari si “Mbreti i lojërave të fatit”, Ervis Martinaj mbush 40-vjeç. Martinaj, një njeri problematik i shumëkërkuar nga shteti, ndërsa që prej 9 gushtit i shpallur i zhdukur, lindi në Burrel më 6 Tetor 1982.

Në një kohë që sot duhet të festonte ditëlindjen, për Ervis Martinajn nuk ka asnjë gjurmë. Kërkimet për të janë shtuar, ndërsa në këtë çështje është përfshirë edhe politika. Nga qëndrimet e Sali Berishës, Ervis Martinaj është vrarë dhe zhdukur, ndërsa kryeministri Edi Rama është treguar disi më i rezervuar duke e lënë çështjen në duart e policisë. Ai kërkoi që policia të dalë në një përfundim të saktë për fatin e Martinajt nëse është vrarë apo është gjallë dhe ka inskenuar një rrëmbim.

Në media së fundmi po shfaqet një tjetër foto e pa publikuar më parë e biznesmenit Ervis Martinajt, i cili shfaqet në plazh, nën shoqërinë e një personi që nuk identifikohet. Por nuk dihet nëse fotoja është bërë para apo pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e tij.

Edhe gazetarët investigativ për këtë ngjarje janë disi të ndarë. Një pjesë e tyre mbështet alternativën se Ervis Martinaj është ekzekutuar dhe është zhdukur, ndërsa një pjesë tjetër i qëndron dyshimeve se Martinaj ka inskenuar gjithçka vetë për t’i shpëtuar ndjekjes nga policia dhe nga grupet kriminale.

Të fundit

Ku punësohen më shumë të rinjtë?

Ndërsa bizneset po përballen çdo ditë e më shumë me mungesë të fuqisë punëtore, duket se zyrat e punës...

U ndalua nga policia në vendin fqinj/Habit gazetari: Emri im figuronte në ‘listën e zezë’

Analisti Mentor Kikia, në një studio televizive ka vënë theksin në faktin që nga institucionet e shtetit grek janë konsumuar aktet më brutale në...

Njihuni me opsionin më të ri të WhatsApp

WhatsApp po ndryshon opsionin për dërgimin e mesazheve zanore. Në planin e masave të privatësisë, platforma po shton “View once” për mesazhet zanore ose ndryshe, ...

PISA, CHECK-UP i Arsimit Parauniversitar/ 25 arsye pse jemi të renditur në fund

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve PISA, është vërtetë një check up, që mat njohuritë në disa fusha të edukimit, identifikon problematikat dhe shtetet...

Kura shekullore për pastrimin e gjakut dhe forcimin e imunitetit

Përpara mjekësisë moderne, qytetërime të ndryshme kanë shfrytëzuar dhuratat bujare të natyrës për të shëruar dhe trajtuar sëmundje të ndryshme. Një prej kombinimeve më efikase...

Lajme të tjera

Web TV