50 mijë euro për secilin nga…/ Dalin detajet nga dëshmia e vëllezërve vrasës me pagesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga dëshmia e dy vëllezërve Indrit e Gentian Beqiraj që u arrestuan pak ditë më parë gjatë operacionit “Porositësit”.

Në dëshminë e vëllezërve Indrit e Gentian Beqiraj, janë zbardhur detaje të tjera nga planet për të kryer atentate kundrejt pagesës.

Nga dëshmia para hetuesve del se krahas vrasjes së gabuar në “Don Bosko”, vëllezërit Beqiraj në bashkëpunim me Kevin Zenelin planifikonin të qëllonin nipat e Geron Hysenbelliut në zonën e Astirit, pasi ishin paguar nga Kasandër Noga.

Ata tregojnë para efektivëve se do të paguheshin nga 50 mijë euro për secilin nip të Hysenbelliu që do ekzekutonin.

“Gjatë kësaj jave nuk e pamë Geronin fare, por pamë nipat e tij që na vinin para mbrapa. Të gjendur në këtë situatë, Kevi komunikoi me aplikacionin ‘signal’ me shtetasin Kalandër Noga që ishte jashtë vendit dhe që në telefon Kevini e kishte vendosur me emrin ‘fratello’. Na thoshte që ai ishte në Spanjë dhe ky ishte personi qe paguante para për kryerjen e kësaj pune. Na thoshte që meqë nuk po gjeni Geronin, qëlloni nipat e tij. Kemi ndjekur nipat ku për secilin nga Kasandri do të paguhej shuma 50 000€. I ruajtëm për 2-3 ditë nipat ku kemi ardhur në Tiranë me makina me qira së bashku me vëllanë, pra në datën 27/01/2022 kam ardhur në Tiranë dhe ndiqnim nipat te tabakino dhe Kevini kishte marr përsipër detyrën t’na informonte për lëvizjet e nipave.

Disa here Kevini thoshte është vetëm, por kur kam kaluar me makinë me vëllain kam parë që ata ishin 4-5 persona dhe rrinin jashtë. Gjatë këtyre ditëve njëherë, kur ishim te fusha e aviacionit dhe prisnim sinjalin nga Kevi kemi parë që tek zona tabakinos kalojnë dy furgona të FNSH “, dëshmuan ata para efektivëve.

Lexo edhe :  "Ajo ishte burrneshë", Eni Çobani tregon se kujt i ka ngjarë për nga "forca e gruas"

Ndërkohë nga dëshmia e vëllezërve rezultoi dhe se ata kishin frekuentuar lokalin e Aleksandër Lahos i njohur si “Rrumi” për të mbledhur informacione, lëvizje që kishin rënë në sy të njerëzve të “fortit” të Sukthit, të cilët rrëmbyen për disa minuta njërin prej tyre në autostradën Tiranë-Durrës.

Të fundit

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti...

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore. Në një lidhje “skype”...

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur punimet e para të ndërtimit...

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën 12:00, zgjodhi me 16 vota...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Lajme të tjera

Web TV