Ndarja administrative, nevojë për ndryshim nga bashkitë, jo diktim nga politika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduart Gjokutaj

ALTAX ne aktivitetin e saj lidhur me përgatitjet e praktikave te mira është duke punuar me partnere dhe komunitetet vendore për te arritur qe ndryshimi qe kërkohet nëpërmjet reformimit të ndarjes administrative te vije si një nevoje nga brenda për ndryshim dhe jo si një diktim nga politika. Bashkitë ndryshojnë nga njëra-tjetra për arsye historike, ekonomike, gjeografike ose kulturore. Disa prej tyre kanë më shumë popullsi fshatare dhe disa të tjera kanë më shumë zhvillim industrial. Disa kanë më shumë vende historike dhe disa kanë një reliev dhe florë/faunë më të avancuar. Ndryshim tjetër mes tyre shikohet te përbërja e stafeve në dispozicion të qeverisjes vendore, ku disa bashki kanë pak staf të specializuar dhe disa të tjera kanë mbingarkesë në numrin e punonjësve. Pavarësisht dallimeve të dukshme ndërmjet tyre, Bashkitë përgjithësisht ndajnë disa të përbashkëta, si: kuadri ligjor, sistemi administrativ, kultura politike apo përvojat e përbashkëta historike. Kjo e ka bërë më të lehtë shpërndarjen e disa zgjidhjeve që i janë nënshtruar testimit dhe zbatimit të suksesshëm, si raste të përvojave të mira. Kjo përvojë gjithashtu i ka lejuar me raste udhëheqjes së qeverisjes vendore të përdorë qasje të reja pa rrezik të tepruar, të përdorë praktika të mira, efektiviteti i të cilave tashmë është provuar diku tjetër. Është e kuptueshme që Bashkitë përpiqen t’i përballojnë sfidat e përditshme në mënyra të ndryshme. Për shembull, disa Bashki priren të shmangin ndryshimin, ndaj ndjekin të njëjtat procedura për vite me radhë, duke arritur vazhdimisht efekte të mira ose duke bërë të njëjtin gabim, nga frika se një qasje e re mund të sjellë probleme të reja ose të krijojë rreziqe. Në të kundërt, Bashkitë e tjera vazhdimisht kërkojnë përmirësime dhe stimuj me besimin se gjërat mund të përmirësohen në të ardhmen. Ato zakonisht kërkojnë zgjidhje më të mira dhe janë të gatshme të menaxhojnë rrezikun. Kur çdo gjë shkon mirë dhe komuniteti është i kënaqur me cilësinë e shërbimit të ofruar, mund të mos ketë asnjë nxitje për të ndryshuar. Në situata të tilla, komunat që hezitojnë të ndryshojnë mund të kufizohen në administrimin dhe mbikëqyrjen e përditshme, pa menduar se një qasje e ndryshme dhe e re mund të japë rezultate më të mira. Në të vërtetë, shërbimet e dobëta rrjedhin përgjithësisht nga kënaqësia me status quo-në, por me ndikim edhe nga mungesa e një lidershipi të mirë, i cili nuk është në gjendje të pranojë sfidën e ndryshimit ose të kuptojë se menaxhimi i tij nuk është i përshtatur me nevojat dhe kërkesat e kohës. Bazuar në përvojat e viteve të fundit të drejtimit të bashkive, ku përdorimi i përgjegjësisë personale për të ndërmarrë iniciativa është i kufizuar, është e pashmangshme që ndryshimi të konsiderohet i vështirë. Por pritshmëritë në rritje të qeverisë qendrore, politikëbërësve dhe komuniteteve lokale, së bashku me efektet e shoqërisë civile dhe elitës ekonomike janë të tilla që si udhëheqja ashtu edhe stafi i bashkive duhet të përqafojnë ndryshimin ose të bëhen pjesë e zhvillimeve pozitive në bashkitë që kanë një model më të mirë të menaxhimit. Sigurisht, disa role profesionale mund t’u caktohen individëve/ekspertëve të cilëve jo vetëm nuk u mungojnë aftësitë e nevojshme, por mund të jenë edhe të vetëdijshëm për faktin se ndryshimi duhet të vijë nga gjithëpërfshirja dhe shkëmbimi i përvojave mes anëtarëve të komunitetit. Lidershipi i pushtetit vendor mund të ketë injoruar mangësitë e shërbimeve që ofron bashkia e tyre dhe mund të ketë krijuar një model të mbyllur lidershipi. Por, bazuar në specifikat e këtij modeli, duhet një situatë e veçantë, si përballja me një vendim të pazakontë, ndjekja në kohë e çështjeve të vështira dhe të ashpra, për të ndërgjegjësuar dikë se ku duhet ekspertizë më e madhe apo si mund të bëhen gjërat. ndryshe. Pyetja që shtrohet në këtë drejtim është se si udhëheqja dhe stafi i një Bashkie mund të ndërtojnë një model bashkëpunimi të bazuar në ekspertizën e individëve dhe shoqërisë civile (bazuar në ekspertizë), për të kërkuar zgjidhje të reja, më të mira, pa u mbiekspozuar ndaj rreziqeve? Mënyra më e mirë është që ata të jenë në gjendje të mësojnë nga përvoja e të tjerëve me koston më optimale. Bashkitë mund të mësojnë nga përvoja e të tjerëve duke analizuar pikat e forta dhe të dobëta të qasjeve alternative. Një qasje e tillë do të ishte e vlefshme në çdo moment, për t’u përballur me propozimet e politikanëve të Tiranës që kërkojnë të ndryshojnë ndarjen aktuale kundër interesave publike dhe në favor të interesave partiake.

Lexo edhe :  Sazani, misteret e një ishulli në kohë lufte dhe në kohë paqeje

Duke përdorur përvojën pozitive të të tjerëve, lidershipi mund të mësojë:

të zhvillohet komuna në mënyrë të planifikuar dhe efektive;
të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të ofruara për njerëzit dhe organizatat lokale
futja e metodave moderne në menaxhimin e administratës;
minimizuar rreziqet e kryerjes së qasjeve të reja;
stimulimi i zhvillimit më të madh të komunitetit përmes gjithëpërfshirjes.

Por e gjitha kjo nuk shërben vetëm si një proces komunikimi dhe edukimi, por më së shumti për ndërgjegjësimin e një qeverisje të hapur, e cila orientohet jo vetëm nga kriteret politike dhe ngjyrat partiake, por më së shumti nga interesat e fuqizimit të demokracisë nëpërmjet gjithpërfshirjes. Nevoja për të parë thellë në mosecurinë e qeverisjes vendore së pari është analiza e brendshme e vetë lidershipit të bashkisë. Së dyti, modeli i administrimit të mirë vendor varet shumë nga vullneti politik i Tiranës politike. Por, nëse nga gjithë sa ne evidentuam nëpërmjet analizave për aspektet kryesore të qeverisjes vendore shumë aktivitete mund të ndryshojnë nëse modeli i administrimit vendor qaset drejt analizës në përfitim të komunitetit të shëndoshë vendor, por edhe duke konsideruar brenda tyre korrektimin e direktivave politike. Në këtë kontekst është pa shumë vlerë një ndarje e re pa analizën ekonomike mbi kosto-përfitimin, si dhe një qasje në favor të shërbimeve për qytetarët. Nga auditimi social në bashki të ndryshme rezulton se performanca fiskale e tyre arrin në nivele jo më shumë se 60 – 70 përqind e programeve. Por nga ana tjetër, performimi jo i kënaqshëm nga ministritë për programet e tyre ndikon direkt në performancen e bashkive. Nisur nga situata aktuale e debatit politik duhet qe gjithë sa ka ndodhur te shërbejë si një baze për analizën ekonomike dhe fizibilitetin e administrimit vendor, për të mos lënë politiken të prevalojë në vijimësi vetëm bazuar mbi interesa qe kane prishur modelin e vetëqeverisje vendore

Të fundit

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për...

Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për...

Kërcënon Putin: Do t’i godasim avionët F-16 nëse përdoren nga vendet e treta

Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do të sulmojë Poloninë, shtetet baltike apo Republikën Çeke, por nëse Perëndimi furnizon...

“I shtyrë deri në kufi”: ishulli i vogël grek në pamjet e kontrabandistëve të njerëzve

Frika për një rrugë të re migrimi rritet pasi më shumë se 800 njerëz zbarkojnë në Gavdos, popullsi më pak se 70, brenda pak...

Fatkeqësitë natyrore dhe korrupsioni i monitoruar edhe nga shoqëria civile

Nga Eduart Gjokutaj   Korrupsioni në rastet e fatkeqësive natyrore është një problem shqetësues që po ndihet në drejtim të rëndimit të buxhetit të shtetit nga...

Lajme të tjera

Web TV