Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian do të vuajë pasojat e refuzimit të gazit rus për 20 vite dhe se ShteteT e Bashkuara të Amerikës po përfitojnë nga kriza energjetike e Evropës duke e shitur gazin e saj “tre herë më shtrenjtë”.
“Evropa do të vuajë nga pasojat negative të refuzimit të energjisë ruse për 10-20 vitet e ardhshme”, deklaroi Peskov.
“Dhe përsëri vendimi për të futur kufirin e çmimit për energjinë ruse i miratuar nga BE me nxitjen e Shteteve të Bashkuara mund të destabilizojë tregun global të energjisë”, tha Peskov duke iu referua vendimit të OPEC + për të reduktuar prodhimin e naftës si “një fitore të sensit të mirë”.