Duaje zemrën tënde

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Dr. Leonidha Pepo, kardiolog

Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit, në datën 29 shtator, një ngjarje që organizohet nga Organizata Boterore e Shendetësisë e cila mori me shumë vëmendje në organizimin e luftës kunder Covid 19 dhe mbrojtjes se shëndetit te njerezimit nga komplikacionet e saj, duke ju ndodhur pranë të gjithë mjekëve.

Gjithashtu muaji shtator quhet edhe muaji i luftës kundër kolesterolit, pra ka lidhje të ndërsjellte midis zemres si organ kryesor e jetesor  dhe yndyrnave per te cilat flitet dhe diktohet sot me 29.09.2022 ne konferencen qe zhvillohet ne Hotel Rogner, me iniciativen dhe mbeshtetjen sponsorizuese te kompanise farmaceutike “ Novartis”, e njohur ne te gjithe boten per sensibilizimin mbi rendesine  dhe kujdesin shendetesore te popullsise.

Dhe sigurisht per ta bere sa me te kthjellet dhe perdashur, mbi tematikat ne kujdesin dhe ruajtjen e zemres dhe te trupit jane ftuar  figura te rendesishme shkencore te njohur profesore te shquar si Prof. Artan Goda qe shprehu gjithe talentin e tij  per ta bere te qarte dhe perfituese luften kunder yndyrnave.

Tema “ Mjekimi i dislipidemive ne SAK( semundje e arterieve koronare)…por si do behet trajtimi i ketyre yndyrnave? Pergjigjet i dha i njohuri ne fushen e koronarografise dhe trajtimit me stent, Prof. Alban Dibra. Sigurisht terheq vemendjen e degjuesve por nuk jane  vetem keta. I ardhur  nga  Brukseli, i suksesshem Prof. Elvin Kedhi i cili flet per ecurine e pllakes aterosklerotike dhe rendesise se nderhyrjes imediate  per kujdesin e semundjeve vaskulare.

Po beshkejetesa e semundjeve te tjera te lidhura me crregullimet e yndyrnave? Pergjigjjet me gjithe aftesine e tij i jep Prof. Mihal Tase. Sigurisht kontrolli dhe masat kombetare per parandalimin e komplikacioneve qe japin  nepermjet yndyrnave te larta ne gjak nepermjet “ check up” shpjeguar shume qarte nga Prof. Genc Byrazeri, i afte per ndergjegjesimin e mjekeve ne dobi te pacienteve e njerezeve pergjithesisht.

Por si u organizua konferenca ne kujtim te dites nderkombetare te zemres? Si gjithmone ne te tilla raste pergjigjet kompania “ Novartis”. Drejtuesi i kudondodhur Dr. Kliti Hoti, me emrin e lashte ilir si mbret i taulanteve, eshte gati te marre  i dedikuar ne kete ndermarrje jo te lehte te organizimit dhe perfundimit plot sukses. Duke permendur edhe posterat- ekranet e medha ne rruget dhe sheshet e Tiranes qe natyrisht kane kosto financiare per te ndergjegjesuar njerezit duke lexuar dhe reflektuar. Por kjo nuk eshte nuk eshte e lehte per tu permbyllur.

Sigurisht i vetem nuk e ben dot. Ka personel te perkushtuar qe cdo gje te shkoje jo vetem mire por shume mire. I permendur dhe here tjeter farmacisti Ervin Lavdari, per te dhene  mendje  e zbatuar te gjitha vendimet e ndermarra. Ka edhe pervoje te grumbulluar ne vite por edhe aftesine e tij. Ne krah Marinela Dibra, ka krijuar grup me Alba Cahani, Endrit Cili gjithashtu shume i shquar. Pa  dyshim qe Dea e vogel do te ekzaltohej nga keta miq e kolege te mamase se saj.

Lexo edhe :  Realizohet me sukses një ndërhyrje në Spitalin Memorial Fier, Rama: Mirënjohje mjekëve

Po cfare eshte kjo Dite Nderkombetare e Zemres? U vendos si dite simbol i kujdesit qe duhet  te tregojne njerzit pergjithesisht por edhe njerez te vecante qe vuajne nga kjo patologji.

Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) janë shkaktari kryesor i vdekjeve në nivel global sa i perket semundjeve jo-ngjitese dhe sot quhen nga profesionistet e shendetit si “pandemia e heshtur”.

  • Rreth 18.6 milionë njerëz vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare, që përfaqëson mbi 30% të të gjitha vdekjeve globale. Nga këto vdekje, 85% jane për shkak të infarktit te miokardit dhe insultit cerebral.
  • Mbi tre të katërtat e vdekjeve nga SKV ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare ku bën pjesë edhe Shqipëria.
  • Nga 17 milionë vdekje të parakohshme (nën 70 vjeç) për shkak të sëmundjeve jo të transmetueshme në vitin, 38% u shkaktohen nga SKV.
  • 7 milionë njerëz janë të prekur nga sëmundje kardiovaskulare në të gjithë botën.

Por ajo qe eshte me e rendesishme eshte se nese merren masat e duhura te parandalimit 80% e ngjarjeve të parakohshme kardiovaskulare mund të parandalohen!

Situata ne Shqiperi

  • OBSH e ka klasifikuar popullaten shqiptare ne kategorine me rrezik te larte per te patur ASCVD (semundje aterosklerotike kardiovaskulare)
  • Prevalenca e dislipidemive ne Shqipëri eshte 58.6 %, e ngjashme me atë të vendeve të tjera europiane.
  • Rreth 1.4 milionë shqiptarë kanë të paktën një nga faktorët e rrezikut të lartë për dislipidemi.
  • Hiperkolesterolemia totale është e lartë në 44.3% të popullsisë në Shqipëri dhe femrat kanë prevalencë më të lartë se meshkujt.

Shtrimet spitalore te semundjeve ishemike te zemres dhe te eneve te trurit per vitet e fundit ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” Tirane tregojne rritje te vazhdueshme

Shkaqet kryesore të ASCVD përfshijnë:

  • nivelet e larta të kolesterolit (hiperkolesterolemia)
  • presionin e lartë të gjakut (hipertensioni)
  • duhanpirja
  • diabeti
  • historia familjare dhe disa faktorë gjenetikë, siç është kolesteroli i lartë i trashëguar që fillon në një moshë të re (hiperkolesterolemia familjare).
  • Faktorë të tjerë rreziku që kontribuojnë në ASCVD përfshijnë:
  • një dietë të varfër
  • nivele të ulëta të aktivitetit fizik
  • mbipeshën
  • konsumin e tepruar të alkoolit dhe
  • Mosha dhe gjinia janë gjithashtu faktorë kontribues, (kjo e fundit veçanërisht te gratë pas menopauzës).

Parandalimi dhe menaxhimi i Dislipidemive kerkon angazhimin e te gjithe strukturave mjekesore dhe te popullsise duke i ftuar ne “ check up” njehere ne vit, per ti evidentuar keto patologji sa me heret te jete e mundur.

DUAJE ZEMREN TENDE- STOP LDL

Të fundit

Marrin pjesë në 135 koncerte në një vit, çifti në Maryland thyejnë rekordin botëror

Një çift nga Maryland treguan entuziazmin e tyre për muzikën ‘live’ kur thyen një rekord botëror Guinness duke ndjekur...

Nëse lexoni këtë studim nuk do t’i lini më fëmijët me gjyshërit

Në epokën e teknologjisë moderne, shumë fëmijë kalojnë rreth gjysmën e kohës së tyre duke vizituar gjyshërit duke parë video ose duke luajtur lojëra...

Kush nga banorët e BBV ka fituar më shumë ndjekës në “Instagram”? Nuk do ta besoni

Social Top 5 është rubrika që jepet çdo të premte në emsionin Live from Tirana ku analizohen shifrat e ndjekësve të banorëve në Instagram. Albi...

U transferua në merkaton e janarit, Bayern pritet të largojë anglezin në fundin e sezonit

Gazeta e njohur gjermane Bild njoftoi sot (e premte) se futbollisti anglez, Eric Dier do të largohet papritur nga Bayern Munich në verë. 30-vjeçari anglez...

Rritja e pagave “shpëton buxhetin” të ardhurat në janar zgjerohen me 8%

Të ardhurat nga tatimet mbi pagat po sjellin pjesën më të madhe të rritjes vjetore te të ardhurave. Në janar të vitit 2024 të...

Lajme të tjera

Web TV