Fati i Ervis Martinaj/ RENEA zbulon sendet misterioze në Shijak, çfarë u gjet brenda…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka ushtruar së fundmi disa kontrolle në qytete të ndryshme pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Në kontrollin blic të zhvilluar në Shijak, u kontrolluan dy banesa. Në aksionin ku morën pjesë edhe forcat RENEA, u bastisën dy shtëpi, në pronësi të anëtarëve të një grupi kriminal në Shijak.

Në këto banesa janë gjetur dhe sekuestruar sende, të cilat mund të ndihmojnë e mund të hedhin dritë në misterin që rrethon ‘fatin’ e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

“Hetimet për hedhjen dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit kanë përplasur ashpër institucionet e drejtësisë shqiptare. Prokuroria e Kurbinit kërkoi të kontrollonte disa banesa në Durrës për të gjetur prova biologjike për Martinajn, por në një seancë ‘top sekret’, gjykata e Kurbinit e rrëzoi këtë kërkesë. Sipas informacioneve paraprake, të marra në rrugë informale, policia dhe prokuroria kishin të dhëna se Martinaj ishte rrëmbyer nga një grup kriminal që vepron në Durrës dhe se gjurmën e fundit e kishte në një banesë në këtë qytet. Prokuroria nuk është ndaluar në këtë kërkesë të parë, por i është drejtuar gjykatës së Apelit Tiranë. Gjykata e Apelit, në një seancë tepër sekret e ka pranuar dhe ka lejuar kontrollin e dy shtëpive në Shijak, që i përkasin një grupi kriminal. Detaje të tjera do t’jua bëj me dije në vijim. Kontrolli është ushtruar dy ditë më parë. Ka qenë prezent edhe RENEA. Tashmë mbeten për tu bërë të ditura rezultatet. Burime zyrtare po tregohen të rezervuara por është mësuar se janë marrë disa sende nga atje, por nuk dihet ende se sa do të vlejnë. Duke qenë se ky hetim po vijon, mund të ndodhë që moment pas momenti të ketë rezultate,”- tha gazetarja Klodiana Lala.

Lexo edhe :  Qentë e dinë se cilat fjalë qëndrojnë për objekte të caktuara

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.

Të fundit

Qytetari akuzon Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i përgjigjet ish-presidenti

E ndërsa emri i ish-presidentit Ilir Meta mbetet ndër emrat më të lakuar se fundmi në dyert e SPAK...

Furnizuesi më i madh i ujit në Britani zhytet në krizë më të thellë financiare

Thames Water i rrënuar nga borxhi nuk ka arritur të mbledhë një injeksion të madh parash nga aksionerët, zbuloi ajo të enjten, duke fajësuar...

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki,Ndreu: Task-forcë, Do pezullojmë lejet për…

Një pjesë e mirë e hoteleve në zonën bregdetare të Lezhës nuk paguajnë taksën e fjetjes. Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu gjatë një takimi...

TikTok hap qendrat zgjedhore për të luftuar dezinformimin

TikTok-u zbulon planet për të nisur qendrat zgjedhore online, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integritetin elektoral gjatë këtij viti. Platforma e shpërndarjes...

Berisha me zë Gazi!

Nga Ylli Pata Nxjerrja nga goja e Gaz Bardhit të retorikës së Sali Berishës së vitit 2015-2019, nuk se është ndonjë lajm i ri për...

Lajme të tjera

Web TV