VIDEO/ Mattia Destro ka shënuar golin më të bukur të sezonit në Seria A, deri më tani….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Torino dhe Empoli kanë ndarë pikët ditën e djeshme në barazimin 1-1, në sfidën e luajtur në stadiumin “Olimpico”, e vlefshme për javën e 9-të të Serisë A italiane.

Golat u realizuan nga Mattia Destro për toskanët në minutën e 49′ dhe më pas baraspesha u vendos në minutën e 90′ me autor Sasha Lukic.

Ai që ra më shumë në sy në këtë takim, ishte Mattia Destro që dhuroi spektakël me supergolin e shënuar.

Gjatë një krosimi në zonë të Ebuehi, ish-sulmuesi i Interit dhe i Milanit ka shënuar një “perlë” me roveshatë duke shtangur portierin serb të Torinos, Vanja Milinkovic-Savic.

Një supergol që bëri menjëherë xhiron e rrjetit.

Ky ishte goli i parë i 31-vjeçarit në gjashtë ndeshje në këtë sezon me fanellën e Empolit në Serinë A, teksa ende nuk e ka dhuruar asistin e parë.

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV