Kostoja ditore e luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës më 24 shkurt mund të kalojë 20 miliardë dollarë në ditë për administratën e Moskës, ishin asokohe llogaritjet e ekspertëve.
Ndërkohë që një përllogaritje e sulmeve të fundit që lanë pas 19 viktima dhe 105 të plagosur, sipas skynews, kap shifrën midis 400 dhe 700 milionë dollarë, ka llogaritur Forbes.
Mendohet se Rusia ka lëshuar 84 raketa dhe 24 dronë, me raporte që sugjerojnë se bëhej fjalë për raketat Kh-101, Kh-555, Calibre, Iskander, S-300 dhe Tornado-S.