Nusja i bëri nënën për spital/Reagon djali: Ta zgjidhin të dyja, nuk ndërhyj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhunimi barbar i një 61-vjeçareje nga nusja e djalit, është bërë publik dje në media duke ngjallur reagime të shumta.

E shtruar në spitalin e Traumës Marjana Cinari ka deklaruar se nusja e djalit e dhunon prej vitesh, teksa ka bërë përgjegjëse dhe policinë e Beratit dhe të Dimalit se nuk e kanë ndihmuar të shpëtojë prej saj.

Rasti i të dhunuarës është trajtuar sot në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës 24, ku ka folur vëllai i të dhunuarës dhe është bërë publik një audio e telefonatës që është bërë nga autorja e emisionit me djalin e 61-vjeçares.

Familjarët pretendojnë se 61 vjecarja është dhunuar prej 4 vitesh nga nusja Elena Cinari.

“Unë akuzoj policinë e Dimali dhe Beratit se nga e hëna deri të enjten në mëngjes nuk e ka pranuar asnjë polici e nuk ka marrë asnjë njeri denoncimin e saj.

Te Trauma erdhi se e ka goditur nusja e djalit. Unë e kam gjetur motrën në mes të shtëpisë shtrirë. Marr policinë e Beratit, nuk vjen, thotë kam dërguar policinë e Urës, as ajo nuk vjen. Ca lidhje ka policia me Elena Cinarin? Këtë duhet ta gjejë policia. Ca lidhje ka me policat kjo që po e mbrojnë kaq?”, u shpreh vëllai i të dhunuarës.

I pyetur nëse Marjana Cinari ka denoncuar dy herë në polici djalin e saj, vëllai u përgjigj: “po se bënte sehir kur e dhunonte nusja”.

Djali i Marjanës ka deklaruar për emisionin “Me zemër të hapur” se nuk ndërhyn pasi është problem mes nënës së tij dhe nuses.

“Jo jo unë nuk ngatërrohem me këto gjëra. Jo jo më vjen keq. E vërtetë është, por ta gjejnë ato të dyja nuk kam lidhje fare me atë pjesë. Nusja është te prindërit e saj”.

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV