Pastrimi i parave rrit inflacionin dhe dëmton ekonominë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduart GJOKUTAJ – ALTAX Studio

Ka prej shumë muajsh që, çmimet janë mbajtur nën presionin e tregjeve të mallrave që importojmë, jo thjesht për arsye se ekonomia jonë ka prodhuar më shumë, por sepse ekonomia nuk është e lirshme dhe e hapur si në vendet ku tregu është i ndikuar më së shumti nga oferta dhe kërkesa.

Në Shqipëri tregu nuk është plotësisht i hapur, por përveçse në këtë vit është edhe i kufizuar në të drejtën për të dhënë e marrë lirisht, një arsye që ka ndikuar në një inflacion më të ulët se vendet përreth ka qenë frenimi i tregut të energjisë duke na treguar qartë se ekonomia shqiptare është ende në nivele të prapambetura në raport me nivelin e lirisë së tregut që kanë vendet e tjera.

Si rregull, inflacioni ndodh nëse oferta e parasë rritet më shpejt se prodhimi ekonomik në rrethana normale ekonomike. Inflacioni mund të ndikohet gjithashtu nga faktorë përtej ofertës monetare, e cila ofrohet ose nga Banka Qendrore në formën e printimit të parasë më tepër se sa ka nevojë tregu, ose nga paratë e pista apo informale.

Duke mos dashur të trajtojmë në këtë analizë ofertën monetare direkte (printimin e parave me tepri) nga Banka Qendrore, temë të cilën e kemi trajtuar në disa seri analizash me këndvështrime të ndryshme, në këtë rast do të analizojmë ndikimin që i vjen tregut nga oferta monetare nga pastrimi i parasë.

Kjo temë është interesante pasi lidhet direkt edhe me nismën politike aktuale të Partisë Socialiste për miratimin e amnistisë fiskale.

Një nga komentet më të ndeshura mbi efektet negative të amnistisë fiskale, si nga ekspertët vendorë dhe të huaj, por dhe nga organizatat ndërkombëtare dhe ambasadat e vendeve partnere, ato të biznesit në vend dhe përfaqësues të opozitës është rrisku i madh i pastrimit të parave informale, që mund të përfitojë terren të madh nga ky ligj.

Duke përjashtuar ofertën monetare direkte të parasë, çfarë do të thotë për tregun dhe çmimet e tij, si dhe efekti mbi konsumatorin nëse paratë që do të qarkullojnë me tepri janë “të pista?”

Reagimi paraprak i efekteve që mundet të bjerë në vend është se pastrimi i parave rrit kërkesën për para (nëpërmjet rritjes së ofertës), ndikon mbi interesat dhe kurset e këmbimit duke i bërë më të luhatshëm dhe e gjitha shkakton shkakton inflacion të lartë. Në thelb, furnizimi me para ndikon direkt në treg, pasi prish rrjedhën aktuale të furnizimit përmes burimeve financiare që i vijnë tregut nga rritja aktuale ekonomike dhe njësoj si ato lumenjtë e rrëmbyer edhe pse janë të nevojshëm me prurjet e tyre, në fakt prishin edhe infrastrukturën në të cilën kalojnë.

Pra, në tërësi efekti direkt parësor tregon se paraja informale është e dëmshme për të gjithë ekonominë.

Nga ana tjetër, normat e shpenzimeve rriten për shkak të rrjedhës së pakontrolluar dhe të shpejtë të parave në vend.

Ndër disa efekte që konsiderohen si pozitive  janë ato që ndikojnë në rritje më të mëdha të eksporteve dhe importeve, krahas inflacionit edhe më të lartë. Në këtë hyrje të parasë së pistë duhet vigjilencë maksimale nga Banka e Shqipërisë që me kundërmasat e saj në rritjen e normave të interesit të ndikojë në treg për të përballuar fluksin e stërmadh monetar. Politika monetare do të ndikohet negativisht nga këto kërkesa të ndryshme për para, e shkaktuar nga paraja e zezë.

Nëse kërkesa për para do të ishte e madhe në momentin e hyrjes së parasë së tepërt informale, atëherë masat e Bankës së Shqipërisë anti inflacion edhe mund të stabilizonin në periudhë afat mesme tregun monetar. Por, tregu financiar shqiptar ka një kërkesë relativisht modeste në raport me hyrjen e një kapitali financiar shtesë deri në 2 miliard Euro. Për më tepër, pastrimi i parave mund të rezultojë në zhvendosje të çrregullta në kërkesën për para dhe paqëndrueshmëri të konsiderueshme në flukset e kapitalit dhe në kurset e këmbimit, njësoj si këto që përjetoi tregu i këmbimit verën e vitit 2022.

Në rastin aktual të tregut monetar në vend, shikojmë një tregues të dështimit të parashikueshmërisë në politikën e bankës qendrore, si rezultat i ndikimit të parasë së zezë në kërkesën për para.

Ndërkohë, konsumatori do të ndikohet direkt nga efektet nga furnizimi me mallra me çmime më të larta por edhe në një ofertë mjaft kaotike, pasi rregullat e tregut do të ndikohen nga paraja informale që në konkurencë të pabarabartë me tregun formal do të prishë zinxhirin aktual të qarkullimit të mallrave duke tentuar të vendosë rregulla të reja të diktuara jo nga logjika e tregut. Në fund të fundit, kjo ofertë në treg e parave të tepërta e bën sfiduese për konsumatorin të përfitojë mallra dhe shërbime me çmime më të mira për ta, por ndikon edhe mbi bizneset nëpërmjet prishjes së ambjentit të konkurencës, duke ndikuar në uljen e produktivitetit të ekonomisë.

Lexo edhe :  Paris Hilton thotë se nuk do që fëmijët t'i ngjajnë në këtë aspekt

Por, efekti i pastrimit të parasë nuk mbaron me kaq, pasi kostot sociale të pastrimit të parave përfshijnë lejimin e trafikantëve të drogës, kontrabandistëve dhe politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar për të zgjeruar operacionet dhe transferimin e fuqisë ekonomike nga tregu, qeveria dhe qytetarët te këta të fundit. Në raste ekstreme, pastrimi i parave mund të çojë në marrjen e plotë të qeverisë legjitime, që nuk mund të përjashtohet si opsion në një vend me treg me demokraci hibride dhe popullsi të varfër.

Pasoja e tmerrshme e gjithë kësaj është se sistemi politik do të vazhdojë të blejë votuesit me paratë e tyre. Kjo formë korrupsioni ndodh përmes rishpërndarjes.

Një shembull klasik i kësaj është sektori i ndërtimit: Paratë që jepen për shkak të legalizimit të parave informale përmes një ndërtimi rezidencial përmes një procesi administrativ mundet të bëjnë të ndihen mirënjohës shumë individë dhe biznese që lidhen me ndërtimin. Megjithatë, ndërtuesi që pastron paratë është ai që investon në ekonomi, qoftë duke punuar më shumë, qoftë në sajë të një sasie formale të parave të tij, prandaj në situata të tilla, kapitali nxirret jashtë kontekstit të ekonomisë aktuale dhe aktiviteti ekonomik ndikohet negativisht për shkak të stimujve të gabuar.

Qeveritë dhe administratat në këto dy dekada të fundit, funksioni i të cilave duhet të jetë ofrimi i shërbimeve për qytetarët, kanë marrë më tepër rolin e një autoriteti që vëzhgon dhe investon për popullsinë, të gjitha nën maskën e dashamirësisë. Por më së shpeshti kjo “dashamirësi” arrin të blejë vota në demokraci ose të nxisë miratimin e regjimit në autokraci.

Dhe ja ku jemi tani.

Gjatë 20 viteve të fundit, të dyja partitë kryesore në vend janë bashkuar me socialistët për integrim duke iu drejtuar populizmit dhe kanë zbatuar politika “dashamirëse” sociale dhe zhvillimore. Dhe më pas, veçanërisht në vitet e fundit, politika afatshkurtër filloi të diktonte veprimet e buxhetit drejt rëndimit të borxhit publik. Kjo huamarrje me daljen në tregjet e huaja për kredi filloi me argumentin e fuqizimit ekonomik, por që në fakt ekonomia në këtë dekadë të fundit nuk është rritur më shumë se 2.5 përqind në vit. Kjo rritje e vogël e ekonomisë tregon se marrja e borxheve nuk ka shkuar për arsyen që është marrë.

Inflacioni nuk ishte rezultati i papritur.

Inflacioni i aktiveve (ndërtimeve dhe makinerive dhe lekut) ka qenë prej kohësh në rritje, por tendenca kaloi pa u vënë re sepse fokusi është në indekset e çmimeve të konsumit (CPI). Por befas, me problemet e zinxhirit të furnizimit, IÇK-të filluan të rriten me shpejtësi dhe politikanët përpiqen ta shpërndajnë përgjegjësinë politike ashtu si kanë vepruar prej kohësh: me një mungesë të theksuar papërgjegjshmërie politike dhe financiare.

Politikanët deri më tani kanë preferuar të injorojnë ose minimizojnë problemin, pasi masat shtrënguese të nevojshme për zgjidhjen e çështjes do të hiqnin mjetin për të qetësuar votuesit me para.

Por këto para nuk janë dhuratë nga një “qeveri dashamirëse”.

Ato janë kapitali që po shpërdorohet nga të tjerët.

Banka e Shqipërisë, e cila është gardiania kryesore e stabilitetit të Lekut, përpiqet të qetësojë publikun duke deklaruar se ky është një fenomen momental, i shkaktuar nga problemet afatshkurtra të zinxhirit të furnizimit dhe efektet nga tregjet e huaja dhe energjia.

Por në realitet arsyeja që shmanget edhe nga politikanët e vjetër dhe të rinj në mënyrë hipokrite nuk përmendet. Në fakt, secila nga partitë politike me qeverisjet që kanë zbatuar janë përgjegjëse për mospërballimin e inflacionit aktual, pasi janë ato që me vendimet e tyre kanë krijuar deficitet e mëdha publike dhe mbishpenzime të papërgjegjshme.

Dhe pagat dhe pensionet që do të duhet të ishin rritur për një mirëqenie të rritur tashmë janë në nivelin e mbijetesës për mbi gjysmën e popullsisë.

Situata kërkon ndershmëri dhe arsye të shëndoshë. Por ato janë me mungesë.

Të fundit

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Heidi dhe Romeo krijuan një romancë brenda Big Brother VIP e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë...

Ushqimet që duhet të hani nëse doni që të zgjasni më shumë në shtrat

Përtej “komës ushqimore” kur hani shumë dhe ndiheni super të fryrë, ose kur keni atë ndjesinë e stomakut plot, duket se ka disa ushqime...

“Ka ende shumë projekte”/ Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama  i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj. Gjatë fjalës së tij në premierën “Tirana...

Rritje rroge nga 1 Korriku 2024, ja kategoritë që përfitojnë

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror...

Gaz Bardhi deklaratë urgjente, paralajmëron lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar sot një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai pritet të dalë para mediave rreth orës...

Lajme të tjera

Web TV