Zbardhen konkluzionet e PS për Reformën Territoriale

Janë bardhur disa nga konkluzionet e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.

Socialistët kërkojnë që për krijimin e një bashkie të re, duhet të plotësohen kriteret e mëposhtme:

  • Të jete zonë funksionale
  • Të mos dëmtojë zhvillimin ekonomik të bashkisë ekzistuese
  • Të ketë një numër biznesesh dhe banorësh të përcaktuar
  • Të jetë një territor që justifikon ndarjen
  • Të ketë një numër të caktuar nxënësish për arsimin parauniversitar dhe disa të tjera
  • Ne propozojmë ndryshim legjislacioni duke adresuar problemet e evidentuara

Me këto propozime, duket se PS i hap rrugën mundësisë së një bashkëpunimi me PD-në për shtim të numrit të bashkive, shkruan Euronews. Megjithëse do të jetë vullneti politik i mazhorancës që do të vendosë nëse do të ketë rishikim të hartës territorale.

Në raportin paraprak, ekspertët rekomandojnë konsolidimin e bashkive aktuale.

Nga ana tjetër, PD kërkon që vendi të ndahet në 94 bashki. Ndërsa për rajonet, ky propozim i ri shtron idenë që vendi të ndahet në 5 rajone.

Nga 61 bashki që janë aktualisht, ky draft propozon që të shtohen 33.